BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Off: Territ të babëzisë! ON: Dritës evropiane!

 

Off: Territ të babëzisë!

ON: Dritës evropiane!

Tek njerëzit e thjeshtë nuk arrijnë dritat e salloneve të pushtetit që merakoset vetëm për fasadat.
Njerëz të thjeshtë ecin në frikën e errësirës se mos GRABITEN E DHUNOHEN nëpër lagje.
Njerëz të thjeshtë që iu duhet të mësojnë përmendsh PUSETAT dhe kurthet e tjera që pushtetarët lejojnë të ngrihen në emër të babëzisë në lagjet tona.

Asnjë kosto nuk mund të barazohet me kostot e jetëve tona për Siguri dhe për një qytet të banueshëm dhe jo Geto.

Drita ecën më shpejt se çdo gjë tjetër në botë. Por sa larg është Shqipëria jonë që Drita nuk ka ardhur ende?

A nuk Ne jemi vetëm një orë larg Romës dhe Athinës, dy Djepet e Kulturës Botërore?

Mos vallë shqiptarët janë grindur me dritën dhe nuk nuk duan të jetojnë në të?
Po si do shpjegojmë atëherë që shqiptarët prosperojnë kudo ne botë ku ka dritë? Po si shpjegojmë që kemi nxjerrë yje e diej botërorë si Nënë Tereza, Skënderbeu, Kadarenë apo Rilindasit?

E vërteta është një tjetër para syve tanë!
Ne jemi njerëz tolerantë!
Ne tolerojmë edhe që e keqja jo vetëm të ekzistojë por e lejojmë të diktojë dhe ligjin ndër nesh.
Kështu Shteti vazhdon të funksionojë mbi parimin e sekretit dhe errësirës, kurse pushtetarët e tij kanë alergji nga drita e Trasparencës!
Ndërsa ne konsumohemi me grindjet tona idioteske E KEQJA ORGANIZOHET dhe hedh rrënjë në këtë vend të larë më shumë se kudo në Botë me gjak martirësh!

Treni i Evropës nuk do na presë pafundësisht! 25 vjet janë shumë për mos të përqafuar demokracinë dhe vlerat që Evropa i mbolli para 2 shekujsh.
Zbresim nga froni injorancën dhe hajdutërinë!
Errësira pjell errësirën, dhe pjellat e saj vonojnë agimin.

Ne vend që të mallkojmë errësirën, më mirë le të ndezim një DRITË!
shqipON

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked