BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Oligarkia biqefale: Pasurohet me kapitalizëm e tremb me Komunizëm

Pse është e vështirë të luftohet OLIGARKIA?

Sepse: 1. Pasurohet me metoda kapitaliste dhe 2. bën Propagandë me metoda komuniste

 

Kasta ka krijuar një kaos ideologjik tek masat. Askush nuk kupton më se cila është zgjidhja.

 

Kasta ka privatizuar të gjitha pasuritë publike e përqendruar 90% të të ardhurave kombëtare në duart e 3%.

Kjo padrejtësi sociale ka çuar në proletarizimin e gjithë shoqërisë, që mezi ushqehet. Sidomos ata që kanë qenë të persekutuar nga komunzimi. Kështu që edhe ata që ideologjikisht ndihen të djathtë, nga ana sociale janë veçse proletarë.

 

Gjendja e tyre sociale duhet të shtynte 90% të popullit të kërkonte politika sociale, rol aktiv të shtetit për ri/industralizimin e vendit, hapje fabrikash, rritje punësimi e rrogash, shpërndarje të pasurisë, zhdukje të monopoleve e oligopoleve, kontroll demokratik të kapitalit, kombëtarizim i pasurive kombëtare si nafta apo minierat, shërbime publike e garantim i të drejtave minimale sociale-ekonomike,  pjesëmarrje e kontroll të popullit në jetën politike e politikat publike, etj.

 

Kjo do të thotë kalimi nga një turbo-kapitalizëm në kapitalizëm social, kalimi nga koloni importi ku fiton 3%shi në ekonomi prodhimi që siguron mirëqenie të përgjithshme, subvencione bujkut e kategorive të dobëta, shtet të fortë por demokratik i kontrolluar nga populli e jo partitë, lobet e masoneritë.

 

Kjo do ishte ZGJIDHJA!

Kasta e di, por populli jo!

Ai trembet se çdo reformë sociale mban era komunizëm. Ai nuk ka jetuar kurrë e nuk kupton dot,  një sistem të ekuilibruar, por kalon nga një ekstrem majtas e djathtas si një i dehur kronik. Por nga ekstremet fiton veçse një kastë, por kurrë populli.

I shypur nga një oligarki latifondiste, populli duket si ai i çsinkronizuar me realitetin,  që në mes të shkretëtirës trembet se mos e zë shiu.

 

Ky dyjëzim mes gjendjes sociale reale dhe mendjes ideologjike virtuale, çon në tilt reflektimin e paralizon veprimin.

 

Ky kurth është kryevepra e kastës! E cila do rrisë pa fund dozën e konfuzionit. Nga një anë forcon turbo-kapitalizmin latifondist, nga ana tjetër tremb me komunizmin.

Pre e këtij kurthi nuk është veçse populli por dhe intelek/tualet shqiptarë e gjysëm të shkolluarit në shërbim të këtij regjimi barbar antikombëtar.

 

Lufta nuk është majtas-djathtas, por ne poshtë me ata lart. Demokraci kundër Oligarki!

Luftojmë për botën aktuale e mos ndjekim hijet e së kaluarës.

Popujt e zgjuar e shohin zgjidhjen para e jo pas! Kjo e ardhme duhet NDËRTUAR nga bijtë e bijat më të mira të këtij vendi!!!

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked