PD dhe LSI dalin hapur kundër ambasadorit amerikan mbi zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Këtë e ka bërë dhe PS kur ishte në opozitë kur doli kundër projektit amerikan të Gjykatës Administrative apo ligjet e integrimit.
Gjynah sesi kasta e tranzicionit nuk kritikon ShBA kur:
1. Na imponoi terapinë shock që deindustralizoi vendin
2. Na imponoi privatizimin e sektorëve strategjikë të huajve dhe plaçkitjen e pasurive kombëtare
3. Na imponoi pengmarrjen e Bankës Kombëtare dhe dhjetfishimin e borxhit
4. Na imponoi çmontimin e arsenalit ushtarak dhe neutralizimin e saj
5. Mbështet Soros e larva të tjera që korruptojnë rininë e alternojnë demokracinë
6. Hesht për ndryshimet e kushtetutës 2008 që përqendrojnë pushtetin
7. Hesht pse popullit nuk i lejohen referendumet
8. Nuk zbardh llogaritë bankare të politikanëve shqiptarë si i premtoi popullit shqiptar
9. Ambasadaori ndërhyn prej dekadash kaq hapur në politikën shqiptare duke legjitimuar #kolonizimin e vendit!
Por kjo kastë nuk ndjek interesin kombëtar sepse mbështetet nga të huajt pikërisht për të kolonizuar Shqipërinë!
Ndalim këtë kastë antikombëtare dhe lobet antishqiptare!
Reformat që i duhen vendit mund ti ndërmarrë vetëm populli me referendum e një klasë të re politike e patriotike!
Jo kundër SHBA por pro interesit kombëtar!
#Sëbashku për Shqipëri ??
❤
Shqipon.com