Reshjet e para dhe pjesë të popullsisë janë të izoluar e të rrezikuar për ushqime apo ndihmë spitalore!
Shteti zhduket nën telenovelat televizive me premtime dhe mashtrime prej 26 vitesh!
Pa kontrolluar shtetin as natyrën nuk e mbajmë dot nën kontroll!
Deri sa shteti të kontrollohet nga një grusht oligarkësh hajdutë e mafiozë, jetët e 99% të popullit do jenë gjithmonë në rrezik!
Miliardat e eurove taksa e borxhe publike do përfundojnë në xhepat e oligarkëve, vemjeve dhe larvave që po hanë kombin.
Megjithë klimën e butë, në krahasim me vendet e tjera, Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka vënë nën kontroll natyrën!
Kjo nuk do bëhet kurrë nëse shqiptarët nuk vënë më parë nën kontroll shtetin e tyre!
Deri sa pasioni pas partive dhe pushtetit, joshja dhe premtimet do jetë në mendjen e njerëzve, sundimi dhe hallet nuk do përfundojnë kurrë!
Do ngrijmë kur të jetë ftohtë, do digjemi kur të jetë nxehtë, do thahemi kur të jetë thatësirë e do përmbytemi kur të bjerë shi!
Pa ndërtimin e një shteti modern, pa largimin e kësaj kaste feudale që ka zaptuar institucionet, ekonominë e median, shqiptarët do jenë bijtë e mortjes.
Punojmë për Normalizimin e Shqipërisë!
Punojmë për Demokraci Pjesëmarrëse, për ti kthyer shtetin dhe ekonominë Qytetarëve shqiptarë!
shqipon.com