BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Paketa e Ringritjes Kombëtare – Majlinda Zeneli

Pas afro pesë dekadash bota po përjeton shkundje të fuqishme nacionale. Te rebeluar nga dehumanizmi i sistemit të oligarkise transnacionale financiare, popujt janë në kërkim të rikonfigurimit të plotë, si “paketë”, të Vlerave (ekonomike, politike, sociale, morale e kulturore) të veta Kombëtare.

1- Sërish të vonuar…

Në ndryshim prej mjaft vendeve që sot gjenden në procesin e ribërjes deri dhe të kushtetutave dhe ekonomive të veta kombëtare, në Shqipëri (siç ndodh historikisht) jemi ende në fillimet e një përpjekje ende minore të vetëdijësimit si shoqëri për regjimin neokolonial të instaluar, ku pasuritë mbi dhe nëntokësore të vendit i kontrollon drejtpërdrejtë oligarkia financiare transnacionale, që së bashku më oligarkinë vendase mbajnë peng ekonominë kombëtare, punësimin dhe mirëqenien tonë.

2- Veteizolimi, nje drame personale e “vjeteruar”.

Në dekadën e përpjekjeve për afirmimin e vlerave të demokracisë pjesëmarrëse prej mjaft kombeve të përparuar, indiferenca ndaj zhvillimeve politike dhe shoqërore, vetëizolimi, mbetet një dramë personale e “vjetëruar”, që duhet tejkaluar e refuzuar. Të ndërgjegjshëm për skllavërinë e instaluar fort, liritë dhe të drejtat tona më minimale të grabitura egërsisht për plot tre dekada, bindshëm duhet të shohim për rrugë të vetme drejt lirisë personale bashkimin me bashkëvuajtësit tanë në një kauzë të përbashkët. Përfshirja e intelektualit në jetën politike si antikonformist me sistemin e ndihmon në promovimin e vlerave të veta, si dhe përparimin intelektual të tij. Ka egoizëm në këtë arsyetim? Sigurisht që ka! Dhe duhet të ketë! Duke ruajtur si kudo dhe për çdo gjë sensin e masës, egoizmi edhe për intelektualin është një “flamur” vlere, që e çon përpara. Në veprën e vet, “Ethics”, Aristotle thotë: “Dhe kështu njeriu i mirë e ka për detyrë të jetë edhe egoist, sepse duke e bërë atë që është fisnike, ai do ta ketë përparësi veten dhe do tu bëjë mirë edhe të tjerëve.”
“Njeriu mund të jetë aq i madh (në vlera dhe kontribute) sa ai dëshiron”. “Asnjë forcë e “fatit të keq” nuk e ndal vullnetin njerëzor.” Në përvojën time jetësore, modeste, këto thënie pa autorësi, të kudodëgjuara tingëllojnë gati patetike. Pas rrugëtimit të gjatë të betejave personale, formulimi i UN-it tonë brenda grupimeve politike vjen si një hap i “imponuar”, i domozdoshëm i rritjes vetijake si vetëdije shoqërore. Realitetin “imponues”, që urdhëron UN-in (e secilit) të kërkojë “forcën e grupit”, e ndriçon Toni Morrison: “Dhe e ardhmja nuk është ajo që ti do të bësh. E ardhmja është gjithashtu çfarë të tjerët do e bëjnë atë, si njerëzit e tjerë do marrin pjesë në të dhe do ndikojnë përvojën tënde.”
“Unë jam i bindur se masa e madhe e njerëzve tanë kalon nëpër jetë, pa as edhe një ndriçim të asaj që ata mund të kishin kontribuar në qeniet e tyre njerëzore. Kjo është një tragjedi personale. Është një krim social. Lulëzimi i personalitetit dhe talenteve të çdo individi është parakushti për zhvillimin e secilit.” Jimmy Reid
Duke reflektuar në citatin e gazetarit dhe pedagogut (rektor) të shquar sindikalist, Jimmy Reid, dëshiroj të theksoj sërish se indiferenca, izolimi në mikrobotën tonë, është veç një tragjedi personale, mjaft e tejkaluar, të cilin gjithkush duhet ta refuzojë. Pjesëmarrja në betejat e përbashkëta progresiste është njëkohësisht dhe procesi, që çon në rritje vlerash njerëzore dhe intelektuale të individit brenda grupit.

3- Edhe në inegzistencën e vet KONSERVATORIZMI është NDËRTUES.

Si kurrë më parë nuk është ndier kaq shumë mungesa si shpërbërje por dhe fuqi vlere imune, qe KONSERVATORIZMI mbart ne konservimin e shendetit të familjes dhe shoqerise. Konservatorizmi si trashegimi, edhe pse fatkeqesisht gati inegzistent si koncept e qendrim politik, ekonomik, shoqeror, serish edhe ne inegzistecen e vet dramatike eshte NDËRTUES, “meremetues” i shkallmimit të shtetit dhe Kombit (të nxjerrë në ankand) prej Rilindjes.
Jo rastësisht në vendet më perëndimore po fitojnë partitë e djathta konservatore, më shumë se zgjedhje ideologjike, rezultatet zgjedhore janë shprehje e ndërgjegjësimit dhe rebelimit të masave për “fshirjen” e qëllimtë të Vlerave më fondamentale konservatore (ekonomike, politike, sociale, morale dhe kulturore), që plutokracia financiare zhbëri globalisht. Pa hyrë në ciklin pa rrugëdalje, “e djathë e majtë”, ajo çfarë kërkoj të vë në dukje është se kërkesa e kombeve për promovim ligjor të vlerave më konservatore është nevojë jetike e tyre për ekuilibrim të zhbalancimit dramatik që solli neoliberizmi.

4- Sfida e çrrënjosjes ndaj gjithçkaje që shtrembëron dhe zhvlerëson marrëdhënien njerëzore.

Instalimi si sistem global i pushtetit të elitës financiare dhe vendosja e një kontrolli zhbërës në të gjithë sektorët e jetës për afro pesë dekadash solli një kthim pas, regresiv, të fortë dhe gjithëpërfshirës të kombeve. Sistemi financiar rrënoi strukturën dhe superstrukturën e demokracive liberale nga Lindja në Perëndim. Kaq e pushtetshme është ofensiva e regresit ndaj çdo kombi sa gati fshiu edhe nocionet “antike”, më solidet të organizimit njerëzor, si: komb, shtet, shtet social, klasë punëtore, sindikata (terma këto të më vonshme), etj.
Në qendër të rrënimit të madh u përfshi veçanërisht individi dhe raportet e tij si marrëdhënie njerëzore. E gjithë ideologjia neolibërale bëri “kal beteje” individin. Suksesi i shpejtë në gjunjëzimin e tij tregoi për efikasitetin e strategjisë së teoricienëve neoliberalë. Individi e humbi “busullën”, ndërsa i këputi (dhe shtrembëroi) gati tërësisht marrëdhënien njerëzore duke i reduktuar në marrëdhënie interesi të çastit, të cilat pas interesit të momentit këputeshin pambarimisht. Individi i projektuar prej neoliberizmit do kërkonte suksesin individual brenda qarkut të vet vicioz e pa rrugëdalje. Kjo gjendje e perspektivës së munguar u përdor prej sistemit, duke e nxitur individin (veçanërisht intelektualin) drejt konformizmit deri në mercenarizëm me pushtetin. Sot, pas tre dekadash ky vend ka një ushtri të tërë mercenarësh në shërbim të pushtetit të elitës financiare, që këtu përfaqësohet nga figura groteske e multimiliarderit Soros. Se çfarë është në thelbin e vet armata e mercenarëve të pushtetit do të mjaftonte përcaktimi i Profesorit sindikalist, Jimmy Reid: Mercenarë, jeni “anëtarë të paguar plotësisht të paketës së miut. Çmimi (që paguani) është shumë i lartë. Ai përfshin humbjen e dinjitetit tuaj dhe shpirtin njerëzor. Ose siç e tha Krishti: “Çfarë përfiton një njeri nëse ai fiton gjithë botën dhe vuan humbjen e shpirtit të tij?”
Nuk është rastësi shpërthimi i skandaleve të homoseksualizmit, moralit të kalbur, pikërisht te figurat më embelmatike të liberizmit, atyre që drejtojnë madje dhe universitetet, e megjithatë asgjë nuk e trondit “fatin” e tyre, pasi sistemi i kërkon pikërisht të tillë, të kornizuar brenda perversitetit. Në tre dekadat e pushtetit mjerues (për ne masën) të elitës financiare, pjesë e strategjisë së eliminimit të çdo rezistence intelektuale dhe grabitjes së shpejtë të ekonomisë sonë kombëtare do të ishte edhe promovimi i fuqishëm i homoseksualizmit. Nën flamurin e lirive dhe të drejtave seksuale u përfshinë në propagandë të drejtpërdrejtë ambasadorët e shteteve në zemër të të cilave lindi neoliberizmi. Mediat “çan” ekranet me promovimin, madje edhe të lokaleve të ngritura posaçërisht për ta. Qeveritë shqiptare nuk ndalin vrapin e propagandës në Perëndim me premtimin e ligjërimit të martesave të “ylberistëve”, si mjeti më efikas për të mbajtur prnaë vetes mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit, ndërsa vijojnë pa ndalur plaçkitjen barbare të kombit të tyre.
Në kulmin e propagandës promovuese të homoseksualizmit, në minierat e Bulqizës, në tre dekadat e sot në vijim, vijojnë të vdesin gati përditë djem fare të rinj, baballarë, që lënë fëmijët jetim, ndërsa televizionet tona e japin këtë dramë kombëtare në kronika të “thata”, pesë minutshe, pasi të gjithë edicionet e lajmeve i rrëmbejnë “ylberistët”, ambasadat “pink” amerikane dhe ajo hollandeze, së bashku me “ylberistët” e sotëm të qeverisë “overdozë”.
Promovimi i fuqishëm i homoseksualizmit prej sistemit, duhet të na ndërgjegjësojë të MOS pranojmë kompromisin me propagandën e shfrenuar për promovimin dhunshëm të homoseksualizmit. Padyshim të mos propangadojmë margjinalizimin e tij, por njëkohësisht, asnjë kompromis për ta trajtuar çështjen e homoseksualizmit si “normalitet” social, të cilit u dashka dhe t’i “japim dorën” e ta mbështetim si kauzën tonë në betejat tona të “përbashkëta” për çlirimin nga neoliberizmi. JO! Ky sistem vrasës është “habitati” që e rriti dhe e promovoi gati dhunshëm homoseksualizmin me synimin e gjithëpranuar për të dobësuar dhe mbajtur në apati, të frikësuar familjen dhe individin rezistent, që refuzoi intelektualisht (që në vitet e para të pseudodemokracisë), kompromisin me zhbërjen e vlerave më themelore të moralit shoqëror.
Homoseksualizmi nuk është çështje shijesh, është çështje keqedukimi, një dukuri sociale toksike që ka për finish dekadencën edhe fizike të individit dhe të shoqërisë.
Nëse keqpërdorim flamurin e pseudohumanizmit për homoseksualizmin shkojmë drejt dehumanizmit të Familjes, një vlerë kruciale, Ndërtuese e Shëndetit shoqëror, për të cilin pas pesë dekadash të tëra të margjinalizimit të egër, zhbërës ndaj saj, prej neoliberizmit, nuk duhet më të druhemi (aq më pak prej dhunës së sistemit apo keqardhjes zhbërëse të homoseksualizmit tërësisht dekadent në përmbajtjen e vet), duke shmangur promovimin e strukturës Ndërtuese të jetës, shoqërisë si Ekzistencë dhe marrëdhënie shoqërore, FAMILJEN.

Si shoqëri modeste, nuk na kërkohet të shpikim “rrugë të re”. Shumë shpesh kemi ecur pa turp drejt kompromiseve masive zhbërëse, ndaj për këtë çështje dhe të tjerat, që duhet të përfshihen në “paketën” e Ringritjes Kombëtare, është mirë (së paku lëvizja politike progresive, si ShqipON) edhe për këtë çështje të MOS bëhet kompromis, por te promovohet përvoja progresiste e kombeve të sotëm “rebelë” si: Hungaria, Polonia, të djathtat e Perëndimit Italiane, Franceze etj, të cilat po mbrojnë fuqishëm Vlerën e FAMILJES.

Sot kur kombet liridashës po sfidojnë hapur elitën globale financiare duhet të përhapim hapur, pa druajtje Vlerat e vërteta NDËRTUESE të shoqërisë, një nga të cilat dhe më themelorja është padyshim, FAMILJA.
________________________________________
Majlinda Zeneli
Aktiviste e ShqipON

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked