BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Papunësia e programuar si mjet sundimi!

endrra shqiptare

11215186_1044238305608115_1172613981182884136_n

Papunësia prodhon varfërinë, elementin numër 1 për sundim total. Kur njeriu nuk ngopet me bukë, nuk i bie ndër mend të mendojë për ndryshimin e sistemit. Dhe kështu fillon një cikël i mbyllur pa fillim dhe fund, ku sundimi prodhon varfëri dhe varfëria garanton sundim.

Të drejtat e punëtorëve ashtu si çdo e drejtë tjetër e qytetarëve nuk varet nga ligji por nga mëshira e pushtetit!

Pusht/eti autokratik, njësoj si në komunizëm krijon vetëm institucione fallco, vetëm në pamje të pavarura!

Pluralizmi dhe ndarja e pushtetit mbeti vetëm në letër se oligarkia nuk toleron dot ta konkurrojë asnjë organizatë tjetër!

Regjimi i vendosur në shqipëri proklamon një pluralizem të kontrolluar nga qëndra e vet.

Masat janë pronë eskluzive e partive sepse i mbledh dhe organizon vetëm partia, që mos të bëhet kurrë popull por të mbeten turrma të përçara e të manipuluara. Krijimi dhe financimi i qindra organizatava gjoja të pavarura ka dëshmuar se është metoda e diktaturave moderne për të mbajtur pushtetitn përmes teknikes Përçaj dhe Sundo.

Nuk është çudi as rastësi që në shqipëri ka rreth 3500 OJQ të rregjistruara në gjykatë dhe dhjetra parti që nuk i dihet se nga financohen dhe cili është qëllimi i tyre.

Në fakt qellimi i tyre është realizuar: Populli shqiptarë më i varfri i Evropes, i perçarë nuk organizohet dot për të miren e përbashkët.

Akomodimi i njerëzve grupe-grupe në një cep të pergatitur nga rregjizoret e këtij sistemi e bën të pamundur organizimin e qytetarëve shqiptarë kunder kesaj kaste.

Kjo pastaj i jep mundësi kësaj kaste të bëjë ligje dhe të ndryshojë kushtetuten komfort me interesat e saj Oligarkike duke e përjashtuar qytetarin nga pjesmarrja demokratike  në vendimmarjen politike.  Strukturimi i ekonomisë në konture afatshkurtër si fasoneritë, call center etj, të cilat nuk lënë kapital të investuar pasi largohen nga vendi zgjat agoninë e shpresës për siguri dhe minon mundesinë e krijimit të një ekonomie kombëtare si çdo vend tjeter Evropian.

Kushtet e mjerueshme të punëtorëve, rrogat skandaloze që nuk mjaftojnë as për permbushjen e minimumit jetik dhe niveli i lartë papunësisë nuk janë probleme natyrore por simptoma të një shteti të kapur dhe që punon për interesat e një kaste politike dhe të disa pronarëve të fuqishëm pranë pushtetit.

Qytetarët shqiptarë duhet të ndergjegjësohen sot se pa akses në vendimmarje politike nuk do munden kurrë të kenë akses në ekonomi pasi kasta është gati të mbrojë me çdo mënyrë privilegjet dhe miliardat që vjedh çdo ditë!

Futja në NATO krijoi iluzionin e ardhjes së investitorëve strategjikë, po harruam që problem mbetet siguria e brendshme dhe korrupsioni shtetëror kapilar!

Zbrasja e vendit dhe moszhvillimi i ekonomisë kombëtare nuk e shqetëson kasten përballë përjetësimit të pushtetit!

Ndikimi në jetën politike nga ana e qytetarëve është i pamundur sepse të gjitha kanalet janë të bllokuara dhe zemërimi i qytetarëve nuk bëhet dot “Zë i fuqishëm” por tretet tek filxhani i kafes!

Partitë, sindakatat aktuale, median, shoqërinë civile, universitet dhe gjithçka kontrollohet nga oligarkia!

Diktatura nuk ra kurrë por vetëm u maskua me “vellon” e demokracisë!

Së bashku për një kontratë të re mes Shqiptarëve!!!

Së bashku për një kushtetutë të re ku Shteti dhe Ekonomia ju kthehen qytetarëve!!!!


ZgjiiiiiiiM!
#NukEshteVone për Shqipëri!

http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked