#RrëzojmëPiramidën e Tranzicionit!
“Nëse edhe intelektualët e artistët, vihen në shërbim të pushtetit, populli mbetet jetim” Z.Bauman
Kasta totalitare, ka nevojë të ketë dominim jo vetëm politik e ekonomik por së pari kulturor!
Por kjo “kulturë” e re duhet të jetë banale e pa vlerë, që mos të zhvillojë një kritikë thelbësore ndaj sistemit!
Është kjo arsyeja, e eklipsimit të artistëve të vërtetë që nuk rreshtohen.
Është kjo arsyeja e mosprodhimit të filmave e veprave me sfond nga realiteti i dhimbshëm shqiptar, por shpiken e importohen pseudo probleme!
Është kjo arsyeja e “shpërthimit” të surrogateve dhe spektakleve dekadentë si portokallia, zona e lirë, mamaqkat etj
Është kjo arsyeja e privatizimit dhe promovimit të kulturës prej topchannel dhe jo tv publik shqiptar i lënë në degradim.
Është kjo arsyeja e militantizmit të instituteve të artit, teatrit e muzeut, kombëtar, Operas, gallerive etj. Çdo çmim e garë e vendos partia dhe klerikët e sistemit!
Artistët e vërtetë eklipsohen e rrënohen nëse nuk pranojnë të bëjnë art dekadent pro banalitetit sistemik.
Por përulja nuk duhet të jetë opsion për artistët, të cilët duhet të jenë në linjën e parë të Rezistencës për shkak të gjuhës universale e të kuptueshme për shoqërinë e humbur shqiptare!
#SëBashku kundër Dekadencës!
Shqipon.com