Përse kasta ka nevojë për skandale?
Sundimi i popujve realizohet ose me fshehjen e informacionit ose deformimit pa fund të tij.
Duhet që opinioni publik mos të interesohet kurrë për gjëra thelbësore por të mbahet në banalitet
Beteja për të drejta thelbësore, të trasformohet në beteja fytyrash dhe emrash
Populli eksitohet dhe nuk gjykon dot shkaktarët e situatës, nuk kërkon më zgjidhje origjinale por mbete brenda skemës së imponuar nga sistemi
Të gjithë e dinë që kasta përgjon njëri tjetrin, se vjedhja dhe shantazhimi reciprok është garancia që asnjë i pastër mos të hyjë në sistem duke rrezikuar ADN e tij
Deri sa populli mos të kuptojë rrugëdaljen, nuk do kërkojë të vendosë vetë por të shohë zgjidhjen nëpërmjet partive dhe brigadave plaçkitëse
Shqipëria vazhdon të tkurret dhe përpëlitet në skamje korrupsion dhe degradim
Investitorët kanë braktisur vendin, puna po rrallohet dhe pagat po ulen përditë
Paraja po përqendrohet në pak duar, monopolet në ekonomi, media e kudo nuk duan të humbasin privilegjet
Kasta prodhon parti e shoqata përditë për të hutuar njerëzit dhe mos të lejuar bashkimin në një zë të vetëm kundër privilegjeve
Kasta nuk rrezikohet nga sllogane por nga një ligjëratë e re demokratike dhe nga një Kushtetutë e re që çmonton oligarkinë dhe i kthen pushtetin popullit
Nëshkruajmë dhe përhapim Peticionin për Kushtetutën për Normalizimin e vendit – http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/