BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Peshqit në det, populli në tavë

🇦🇱 pastaj 🌎

“Sikur njerëzit të kuptonin manipulimin, ai nuk mund të quhej më i tillë” – Gëbels

Pas përrallave me rotacion, integrim, stabilitet, reforma – popullit i serviret përralla e “peshqëve të mëdhenj”.
Mjafton që ai të mbetet spektator e të presë durimplotë. Por si gjithmonë “peshku i vërtetë” është vetë populli.

Pasi u rend për 27 vjet pas partive duke sharë njërën e mburrur tjetrën, tani populli e sheh shpëtimin tek ambasadorët e huaj. Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë kombëtare e prapë e quajnë patriotizëm atë që e gjithë bota e njeh si kolonializëm.

Oligarkia shqiptare u ngrit pikërisht me mbështetjen e lobeve të huaja. Plaçkitja e pasurive kombëtare ndahet me të huajt ashtu si ndahet dhe sundimi mbi popullin shqiptar.

A do vërtet SHBA apo BE, që fatet e vendit ti vendosë direkt populli shqiptar e jo oligarkia, lobet e partia?
Mendoni se dikush do, që fatet e naftës, minierave, sektorëve strategjikë, bankës kombëtare, borxhit publik, ti vendosë populli me Referendum?
A e dini se BE urren referendumet popullore dhe vendimet i marrin disa teknokratë që nuk i ka zgjedhur populli por emëruar bankat?
A keni dëgjuar ndonjë ambasador amerikan të flasë për referendume popullore apo juri qytetare?
Ku mendoni se shkojnë miliardat që politikanët i vjedhin popullit?
Mendoni vërtet se SHBA do ia kthejë këto popullit shqiptar?
Çfarë kuptimi ka të jesh proamerikan apo proevropian, kur nuk kupton më parē interesat e tua kombëtare?
A e di se marrëdhëniet ndërkombëtare ngrihen mbi interesa e jo dashuri, si propaganda bind popullin?
ShBA, Brukseli apo Stambolli na mbushën me fabrika apo mallra? Na sollën teknologji apo borxhe? Erdhën investitorë apo morën kraun e punës duke boshatisur vendin nga popullsia e burimet? Sollën shkolla apo OJF për të manipuluar rininë?
A e dini se Perëndimi njeh si nënshtrimin ashtu si dhe negocimin?
Si mund të negociojmë interesin kombëtar duke ua dorëzuar atë të huajve?

Interesin kombëtar e mbron vetëm populli kur vendos për mos ta dele/guar një kaste antikombëtare, partive e masonerive!
Por si mund të mbrohet interesi kombëtar, kur populli nuk ka instrumentat e duhura?

Ja përse patriotizmi i vërtetë, është ai që kërkon zgjerimin e demokracisë, fuqizimin e Popullit dhe fundin e partitokracisë.
Kurse çdo ligjëratë tjetër që kërkon desovranizim, denigrim të popullit, që mbjell fatalizëm e përçarje, bën me dashje apo pa dashje LOJËN E QARQEVE ANTISHQIPTARE cilado qofshin ato.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked