BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Peticion për mbrojtjen e heroit tonë kombëtar “GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU”


PETICION PËR MBROJTJEN E HEROIT KOMBËTAR “GJERGJ KASTRIOT  SKËNDERBEU”

imagePas provokimit të rëndë ndaj simbolit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut prej historianit turk Talha Uğurluel, shqipON organizoi në rrjetet e saj sociale një peticion online (change.org) për shpalljen non grata. Kushtetuta shqiptare dhe legjislacioni penal dënon ashpër këto raste si çdo shtet tjetër ngritur mbi parimin e rciprocitetit dhe respektimit të smboleve kombëtare.
Video provokimi: http://m.gazetaexpress.com/mobile/lajme/skandaloze-historiani-turk-ne-mes-te-lezhes-e-fyen-skenderbeun-dhe-e-quan-terrorist-video-221805/

Brenda disa orëve mijëra nënshkrues solidarizuan në mbrojtje të shtyllës qendrore të kombit, Skënderbe.
Qytetarët shqiptarë edhe një herë treguan se janë më lart pusht/earëve të tyre dhe nuk meritojnë këtë kastë mjerane, hajdute dhe antikombëtare!
Incidente të tilla nuk janë rastësore por pjesë e një plani antikombëtar ku mbajtësit e pushtetit shkëmbejnë interesat e vendit për privilegje:
1. deindustrizimi i vendit dhe impiantit prodhues në vend
2. dhurimi i sektorëve strategjikë të huajve (bankat, nafta, minierat, portet, aeroportet, telekomunikacioni)
3. përgjysmimi i popullsisë
4. bypasimit të bashkimit me Kosovën dhe zhvlerësimi i diasporës
5. çmontimi i ushtrisë dhe diplomacisë
6. thyerja e protollit të shtetit në takime brenda dhe jashtë vendit
7. çnatyrizimi i besimeve fetare me doktrina e drejtues të huaj
8. tentativa për të shitur detin dhe asete konbëtare
9. lejimi i varreve, shkollave dhe pensioneve shoviniste greke në jug duke u talluur me problemin e Çamërisë
10. shkatërrimi total i shtëpive të rilindasve, vjedhja e muzeve, varreve dhe siteve arkeologjike nga Koçot e gangot e sistemit; betonizimi i një qyteti antik si Durrësi e qytete të tjera; vënia e ministrave idjotë e inkompetentë, drejtorë e administratorë hajdutë; përdhunimi i gjuhës dhe mos guximi për të detyruar turqit dhe grekët të lejojnë gjuhën shqipe në vendet e tyre si dy vende “miqësore”

PËRSE???

Kjo kastë është e shitur dhe po ndjek fill e për pe planet shoviniste antisqiptare: ZHDUKJEN NGA RRËNJËT TË POPULLIT SHQIPTAR. Pa identitet e injorantë rinia e sotme dhe e së nesërmes do sundohet dhe Shqipëria copëtohet!

Jemi rikthyer në vitin 1912 ku shqiptaria është nën rrezik pa shtet dhe nën presionin e perandorive të reja e të vjetra!
Atëherë rilindasit ja dolën të ngrinin popullin për shpëtim kundër “dumbabaistëve dhe haxhiqamilëve” që nuk flirtonin me pushtuesit!

Shpëtimi edhe njëherë është vetëm NJË: ndërtimi i një shteti shqiptar demokratik, ku largojmë partitë, lobet e masoneritë dhe i japim “butonit” popullit në atë që quhet #DEMOKRACIAPJESËMARRËSE
#ShqipOnJuFton për Normalizimin e Shqipërisë!
Lexojmë dhe përhapim Kushtetutën dhe projektin SOS:http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

PETICIONI do i niset qeverisë shqiptare dhe Presidentit të Republikës. ShqipON do ndjekë nga afër këtë proçes në të gjitha rrugët ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare!

 

https://www.change.org/p/qeveria-shqiptare-shpalljen-non-grata-t%C3%AB-16-historianit-turk-talha-u%C4%9Furluel-p%C3%ABr-fyerjen-ndaj-sk%C3%ABnderbeut?recruiter=371444624&utm_source=petitions_show_components_action_panel_wrapper&utm_medium=copylink

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked