Firmos Peticionin për Sigurinë Ushqimore: https://www.change.org/p/populli-shqiptar-ndalojm%C3%AB-terrorizmin-ushqimor?recruiter=371444624&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=community_share_impact
> Kushtetuta e Republikës në nenin 21 të saj deklaron se jeta e personit mbrohet me ligj.
> Kurse neni 59/c sanksionon detyrimin kushtetues për standardin më të lartë shëndetësor të qytetarëve.
Në kushtet e një emergjence kombëtare mbi shëndetin e shqiptarëve; në kushtet e inercisë apo bashkëkriminalizimit të institucioneve të kontrollit ushqimor; në kushtet e një sistemi të tërë ekonomik ngritur mbi ushqime skadente:
KËRKOJMË URGJENTISHT marrjen e masave ligjore dhe operative, në përmbushje të detyrimit kushtetues:
1. Parashikimin si vepër të rëndë penale “terrorizëm ushqimor”, importimin, prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të skaduara apo manipuluara
2. Parashikimin jo më me gjobë, por mbi 15 vjet burg për personat përgjegjës.
3. Publikimin e vazhdueshëm online të subjekteve të ndëshkuara si dhe mbylljen përfundimtare të tyre
4. Ndalimin e përjetshëm për iniciativë ekonomike, atyre personave që kapen me shkelje
5. Ngritjen e një task-force speciale brenda policisë së shtetit specializuar për sigurinë ushqimore
6. Zgjedhjen direkt nga populli të drejtorit të AKU (Autoriteti i Kontrollit Ushqimor)
7. Promovimin dhe mbrojtjen e prodhimit vendas
8. Ringritjen e zinxhirit agronom e veteriner në gjithë Republikën
9. Pajisjen me etiketa të detyrueshme mbi origjinën e çdo malli ushqimor
10. Kontroll shëndetësor i menjëhershëm dhe mjekim falas për gjithë qytetarët për diagnostifikimin dhe kontrollin e tumoreve
#TiJeNe