BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Piramida e reformës për Drejtësi

Kliko, ilustrimin me foto të kompetencave: Piramida e reformës për Drejtësi

Kliko projekti paraqitur nga ekspertet: reforma drejtesi

image

#DuaKushtetutëTëRe ku Qytetarët bëhen Shtet!

CILA ËSHTË E VËRTETA MBI REFORMËN NË DREJTËSI?

LEXONI TË PLOTË REFORMËN: http://levizjashqipon.org/lajme/piramida-e-reformes-per-drejtesi/

Pse askush nuk informon qytetarët se ku realisht konsiston Reforma?
Një popull i painformuar është një popull i skllavëruar!

Pse duan të shesin reformën si paketë të mbyllur dhe mbushur plot shllak?
A nuk kanë dështuar dhjetëra reforma (imuniteti, gjykata administrative, dekriminalizimi, ligji antimafia, gjykata e krimeve të rënda) pompuar kaq shumë nga kasta dhe “miqtë” ndërkombëtarë?

Shqiptarët DUHET TË KUPTOJNË se tani nuk jemi të izoluar, por të hapur ndaj një bote që ka marrë një drejtim të rrezikshëm.
Rendi i ri botëror, udhëhequr nga bota e financës, po kërkon zhdukjen e SOVRANITETIT te shteteve dhe demokracive!
Duhet që popujt mos të kenë më sovranitet, e gjithçka ta vendosë një “Elitë” me lidhje transnacionale.

Kjo është arsyeja pse dështojnë reformat!
Ndërkombëtarët duan të “stabilizohet” situata mes elitave por duke evituar që populli shqiptar të marrë në kontroll Shqipërinë!

Por shpëtimi ynë është i lidhur fatalisht me largimin e kastës dhe kalimin pushtetit Qytetarëve në Demokraci Pjesëmarrëse dhe Ekonomi Kombëtare!

Reforma nuk duhet të jetë juridike por politike!
Largimin e partive shtet dhe dorëzimin e pushtetit Qytetarëve ku vendosin direkt!

Reforma për Drejtësi:

i kalon sovranitetin pikërisht “ndërkombëtarëve” ku tani do kenë nën kontroll veç politikës, ekonominë edhe drejtësinë

krijon një kaos të vërtetë sepse krijohen mbi 20 organizma që duhet të “merren vesh” me njëri-tjetrin

do kushtojë qindra miliona euro me ofiqarë pa fund

do zhdukë përgjegjësinë, Askush nuk do kuptojë se Kush e ka fajin

“fut pa rënë sy” disa nene që nuk kanë lidhje me drejtësinë: a)hap rrugën martesave homoseksuale b)heq sovranitetin parlamentit për lejimin dhe kalimin e ushtrive në territorin Shqiptar c)paralajmëron humbjen e sovranitetit monetar mbi të cilin po vuajnë kaq shumë vendet evropiane
———–
Normalizimi i vendit bëhet jo mbi reformë por Revolucion Civil dhe Kushtetutë të Re, ku
1. Qytetarët vendosin me referendum ligjet e vendit dhe zgjedhjen e funksionarëve të Republikës!
2. Juri Qytetare dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe KLD nga Qytetarët!
3. Trasparencë proaktive e Kompetencë!

#RrugëtimiKaNisur
#shqipON

Shpërndani Kushtetutën e Re:http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked