BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Premton spitale publike por, përuron spitale private

Interesat e kujt mbron ky pushtet?

90% e shqiptarëve janë në kufijtë e mbijetesës dhe Psikorama (njësoj si Berisha dje) promovon spitale private.
Sa shqiptarë me rrogat dhe pensionet e tyre mund tu afrohen këtyre spitaleve?

Sigurisht ajo pakicë të privilegjuarish që kasta e tranzicionit mbron.
Pjesa tjetër duhet të tërrhiqet zvarrë nëpër spitale në kushte mjerane, në të ftohtë, lagështirë, me barna të skaduara dhe mjekë vampira me dy punë e dhjetë vila.

Në një kohë ku kanceri po troket në çdo derë, si vendi i 2 në Europë për numrin dhe moshat e reja që prek. Ku jeta vlen kaq pak dhe e humbet dhe nga një sëmundje apo operacion banal. Në një kohë ku shumë spitale në vend nuk kanë barna dhe specialistë që lënë vendin. Në një kohë ku Beqja me pëlqimin tuaj dhuron qindra miliona euro konçesione të pasurisë publike. Në një kohë kur shqiptarët paguajnë taksa për shërbime publike dhe ju i dërgoni në sputale private të paguajnë dy herë. Aty ku disa mamuthë të kamur kanë bllokuar pavionet dhe katedrat e mjekët e rinj nuk hyjnë dot. Ku pacientët peshkohen tek publiku por dërgohen tek qendrat private. Në një kohë ku ambulancat dhe infermierët janë në kushtet e luftës së parë botërore.
A është normale që në vendin më të varfër të Europës të ketë kaq shumë (24) spitale private? A do kishin mbirë kaq shumë, nëse spitali publik do ishte dinjitoz si ju premtuat dhe morrët votën e 1 milion skllevërve?
Psikorama na mbush mendjen se spitali privat është zgjidhja për të gjithë, mjafton të paguash. Po shteti ka detyrime kushtetuese për mbrojtjen e jetës të gjithsecilit edhe nëse nuk ka ekonomi e pasuri. Shteti ka interes shërimin universal dhe parandalimin e sëmundjeve.
A ka privati objektiv parandalimin apo fitimin? Një popullsi e shëndetshme do sillte zhdukjen e këtyre kërpushave.
Por kërpushat janë ngritur në sistem kundër trupit të Shqipërisë. Ajo dhunohet, privatizohet, plaçkitet e ndahet mes bandave me pushtet dhe klientëve të tyre.
Nëse piramida ngrihet mbi konsensusin e skllevërve, si mund ajo të rrëzohet me votë!
Çfarë kuptimi ka vota për rotacion hajdutësh?
Çfarë kuptimi ka ti DELEgojmë pushtetin ende partive kur populli mund të vendosë vetë!
Zgjohemi!
Punojmë për të vetmen zgjidhje: Demokracia Pjesëmarrëse!

#TiJeNe
Shqipon.com

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked