BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Profecia e Savianos mbi Shqipërinë e mbetjeve toksike

Në marsin e vitit 2011, shkrimtari Roberto Saviano, njohës i mirë i mafies, jepte një intervistë mbi tema delikate  politike dhe sociale të Shqipërisë dhe Italisë.

I intervistuar nga gazetarja Rudina Xhunga, Saviano ndër të tjera preku temën e importit të mbeturinave, që qeveritë shqiptare e kanë tentuar me radhë, prej marrëveshjes Nano-Bechetti.

Saviano tha në atë intervistë:

savianooo

 

“Këshilla që do t’i jepja publikut shqiptar, është: Kujdes! Çdo minierë do t’ju shndërrohet në një vendshkarkim mbeturinash, çdo fabrikë e braktisur do t’ju shndërrohet në një magazinë plehrash. Italia po sheh (dhe jo vetëm Italia mafioze) në hapësirën shqiptare një biznes për mbeturinat. Sa më shumë dëshirë ka për të bërë biznes nga ana e shqiptarëve, aq më i lartë është rreziku gjeografik, biologjik, natyror për Shqipërinë. Kështu që ky operacion, nëse nuk kontrollohet, pas pesë vjetësh ne do të takohemi përsëri dhe do të themi se si vallë periferitë e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janë plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bëni shumë kujdes!  Kështu që bëni kujdes me këtë që po ndodh! Ky është hapi i parë për të bërë që të ndodhë në Shqipëri, jo thjesht ajo që po ndodh në Napoli, por për ta mbushur pjesën që nuk shihet, fshatrat, guroret, minierat e braktisura, për t’i mbushur të gjitha këto me plehra dhe për t’i sjellë fitime atij që ndërmjetëson në këto transporte”.

 

Kjo është profecia e radhës e një intelektuali që është shndrruar në hero në Italinë, për guximin e demaskimit të lojrave të mafias dhe pushtetit politik kundër interesave të qytetarëve!

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked