BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Protestat e popullit grek ndaj fajdexhinjve globalë

Greqia që pas krizës bankare në 2010 e cila e çoi vendin në një krizë edhe më të thellë ekonomike dhe financiare është përballur vit mbas viti edhe me masat shtrënguese (Austerity) të cilat janë kërkuar nga trojka dhe kreditorët e Bankës Botërore. Vitin e kaluar qeveria greke diskutoi për një sërë masash shtrënguese që prekën pensionet dhe rritjen e taksave në mënyrë që të rregullonin ekonominë dhe të paguanin këstin kundrejt kreditorëve.

Për këtë protesta të shumta shpërthyen para parlamentit grek, qytetarët e revoltuar kërkonin mosmiratimin e këtyre masave sepse godiste rëndë të ardhurat e tyre dhe sidomos pensionistët të cilët me shkurtimin e pensioneve dhe rritjen e taksave ishin shtresat më të goditura. Me krizën në të cilën qëndron Greqia, pensionistët janë shtylla kryesore e ekonomisë të familjeve greke, duke qenë se papunësia është në shifrat e 20.5% dhe taksat janë shumë të larta në raport me të ardhurat. “E vetmja gjë që mbaj familjen time është pensioni im – ashtu siç është, copëtuar me 30 për qind “-shprehet për DW Fotis pensionist. Tsipras erdhi në pushtet në vitin 2015, duke i premtuar grekëve të dëmtuar nga kriza se do të shfuqizonte marrëveshjet e shpëtimit të vendit dhe për të sfiduar huadhënësit, kryesisht Gjermaninë, për masat e tyre të ashpra. Pavarësisht këmbënguljes së tij për muaj, Tsipras hyri në presionin ndërkombëtar, duke pranuar një ndihmë emergjence financiare me kushte edhe më të rrepta se ato që ai fillimisht kishte ofruar.

Por kushtet e vëna pamundësojnë rritjen ekonomike dhe për pasojë thellojnë akoma më shumë borxhin. Retorika e Brukselit mbi borxhin publik tashmë pranohet dhe nga vetë BQE se ishte e gabuar. Shkaku i vërtetë ishte borxhi privat shkaktuar nga kontraktimi i eksporteve greke tashmë më të shtrenjta me euro. Pra kriza ishte strukturore duke rrëzuar përrallën e Europës veriore milingonë e asaj jugore gjinkallë. Ashtu si u rrëzua dhe propaganda mbi PIGS trumbetuar nga mediat main stream nën kontrollin e bankave. “Bujaria” e bankave gjermane dhe franceze ndaj Greqisë kushtëzohej nga importet nga këto vende (sidomos ato ushtarake), duke fituar dy herë. Një herë nga eksportet e një herë nga interesat e borxhit “bujar”. Edhe borxhi publik nuk i shkoi popullit grek si propagandon media, por bankave gjermane e franceze. Tani elitat financiare transnacionale i kërkojnë Greqisë uljen e shpenzimeve publike (shkolla, spitale, pensione etj) rritur taksat dhe privatizuar e dhuruar lobeve sektorët strategjikë për të paguar borxhin e padrejtë. Oligarkia greke bashkëpunëtore e këtyre lobeve punon kundër popullit të vet. Mjafton të kujtosh që 1000 grekë zotëronin 70% të pasurisë greke dhe i depozitojnë në bankat gjermane duke gjunjëzuar ekonominë greke. Përbalĺë këtij skllavërimi modern populli grek po mundohet të reagojë duke u mbështetur nga të gjitha lëvizjet progresiste në Europë. Shqipon solidarizon me çdo popull që lufton për vetëvendosje, demokraci e drejtësi.

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked