BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse asnjë parti nuk propozon një ligj për referendumet?


Pse kasta diskrediton referendumin para qytetarëve?

image

 

Kasta deformon demokracinë, që shqiptarët ta urrejnë e të kërkojnë vetë diktaturën.

Referendumi fuqizon vendimmarrjen qytetare dhe demokracinë!

Kjo është e rrezikshme për oligarkinë që nuk do të humbasë pushtetin dhe privilegjet. Strategjia e kastës është të diskretitojë referendumin që populli mos të kërkojë të vendosë vetë por tu besojë liderrrave dhe partive.

Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka një ligj për referendumet!

Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka zhvilluar referendum me kërkesë të qytetarëve!

Përse?

Kasta ndryshoi Kushtetutën, përqendroi pushtetin në pak duar dhe e ka mbyllur hermetikisht për ndërhyrje të vetë Qytetarëve pa nevojën e partive.

Referendumi si çdo institut tjetër demokratik bëhet i rrezikshëm, nëse ai kontrollohet dhe manipulohet nga oligarkët që urrejnë demokracinë! Referendumet kanë sjellë në pushtet diktatorë nëse populli nuk ka në kontroll shtetin dhe institucionet mbi një Kushtetuë garantuese.

Organet e garancisë si KQZ apo gjykatat janë të uzurpuar nga partitë dhe punojnë kundër Republikës! Zhvillimi i referendumeve reale do pengohet prej kastës.

PD ankohet përse KQZ i pengoi referendumin për parkun (duke harruar ndërtimet poshtë digës) pa asnjë motiv ligjor duke uzurpuar kompetenca materiale dhe jo ato vetëm proceduriale!

Pse PD nuk propozon hartimin e një ligji për Referendumet? Përse PD nuk kërkon ndreqjen e Kushtetutës pasi e shkatërroi në 2008? Përse nuk fusin përsëri KQZ brenda Kushtetutës duke e çmilitarizuar dhe jo duke e uzurpuar me radhë?

Rasti i Psikoramēs dhe referendumi i PS-së PS është unik sepse mbahet për të mos zbatuar një normë taksative (edhe sovraniteti i popullit ushtrohet brenda Kushtetutës) mbahet pa procedurë, pa trasparencë, pa garë e pa konkurrentë. Kurse Blushi pas 25 viteve në politikë, “ankohet” për mungesën e kuadrit ligjor, ku këto dekada mund të propozonte dhe propozojë PROJEKTLIGJE si deputet, e jo vetëm të botojë libra dhe konferenca!

Kontakti direkt i liderrit me popullin  duke devijuar institucionet prodhon Diktaturë. Shpëtimi i popujve nuk vjen prej liderrrave por nga institucionet! Skenarin e diktatorëve, udhëheqësve të lavdishëm që vënë shtetin nën kontroll, kemi 100 vite që e provojmë!

Sovraniteti i popullit dhe të drejtat tona sigurohen vetëm brenda institucioneve.

Kështu që rimarrim shtetin tonë! Kështu që zgjojmë Qytetarët që së bashku të kthejmë institucionet nën kontrollin e qytetarëve dhe jo partive.

Kërkojmë vendosjen e Demokracisë Pjesëmarrëse dhe krijimin e një Ekonomie Kombëtare!

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked