BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse Europa po bëhet antidemokratike e antilberale

Konsiderata të një shqiptari që studjon në Gjermani

 

Zgjohem dje ne mengjes dhe lexoj se si deputetet e CDU ishin detyruar te votonin ne parlamentin europian pro ligjit te ‘‘Leistungsschutzrecht‘‘ . Sipas ketij ligji Search Engines si Google duhet ti paguajne gazetave online para nqs tregojne nje nga keto gazeta ne search results te tyre . Kritiket thone qe Google mund te mos doje te paguaje per secilen nga keto ose mund te detyrohet te paguaje thjesht per disa nga keto nga politika dhe kjo do te coje ne zvogelim te spektrit te mendimeve te lejuara . Nejse , kalon dreka , vjen mbasditja, dhe lexoj mbi artikullin 13 qe supozohet te kaloje tani prape ne parlamentin europian . Sipas artikullit 13 do shihet me vemendje nqs foto apo pjese filmash apo cfaredolloj medieje qe perdoren nga perdoruesi i rrjeteve sociale , kane te drejta autori apo jo . Psh nqs ky ligj kalon njerezit duhet te kene kujdes me perdorimin e fotove nga filma te ndryshem sepse mund te shkelin te drejtat e autorit . Nejse , kalon mbasditja , vjen darka dhe lexoj sesi DSGVO , ligji i ri europian mbi te dhenat personale po shkakton probleme te paparashikuara . Ka persona qe nuk mundet te aksesojne media jo europiane pasi faqet amerikane kane standarde te tjera per te dhenat personale . I acaruar shkoj te fle gjume dhe zgjohem te nesermen dhe doja ti tregoja nje shoku per kete pune dhe teksa i dergoj shokut linkun ku i kisha lexuar artikujt pashe qe dy links ishin fshire . Gjeta links te tjera ku mund ti lexoja por prape fillova te mendoja. po mendoja . Po jetoj ne gjermani apo kam shkuar pa dashje ne kine . Dhe kuptova qe pa dashje jam ne kine . Nejse mos te mendojme kaq ne menyre kritike . Keto ligje fundja supozohet te mbrojne njerezit ne epoken dixhitale . Fundja lufta eshte paqe , liria eshte skllaveri dhe injoranca eshte fuqi . Dhe ne kete rast censura eshte mbrojtje e njerezve ne epoken dixhitale . Tani dikush mund te pyesi pse duhet ti interesoje kjo shqiptareve . Si fillim , te pakten ne ceshtje te cilat nuk kercenojne pushtetin , ne ndjekim standarde europiane . Nuk di ekzakt nese kemi implementuar ndonje ligj nga te mesipermit pervec DSGVO por nuk eshte cudi te ndodhe . Dhe e dyta sepse na meson ta duam demokracine pa pasur idhuj . Jo te kemi demokraci sepse europa ka demokraci, sepse dhe europa per momentin po e shkaterron me censure , por te kemi demokraci sepse duhet te kemi demokraci nqs duam te jemi sovran ne vendin tone .

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked