Nëse mediat janë të kapura atëherë, ktheni përmbys lajmet e do kuptoni të vërtetën.
Makina e propagandës po tremb popujt evropianë me gogolin e BREXIT. Të gjithë manjatët e financës ndërkombëtare janë frikësuar nga fuqizimi i popujve. Sorros, Peter Sutherland, ish President i Goldman Sachs dhe British Petrolium e të tjerë po kërkojnë me ngulm përmbysjen e vullnetit të popullit anglez.
Qeveritë dhe politikanët kuklla po frikësojnë popujt me gogolin e tregut financiar, sikur popujt janë në shërbim të tregjeve dhe jo e kundërta. Tregjet aktuale punojnë kundër një kapitalizmi normal, ekonomik e prodhimi dhe luajnë vetëm me spekullime dhe derivate pas derivateve. Një kapitalizëm uktrafinanciar që po zhduk ekonomitë prodhuese, shtresat e mesme e që po çon botën drejt një konflikti të ri!
Në vend që teknokratët e Brukselit të vrasin mendjen se përse populli britanik, francez, grek, holandez janë shprehur me referendume kundër “kësaj BE-je” , vazhdojnë rrugën e tyre pa krye.
Duan të anullojnë vendimin e popullit britanik si bënë me stë grek!
Një BE peng i bankave, kundër të drejtave të qytetarëve, alergjik nga demokracia dhe referendumet, frikësojnë popujt të tmerruar nga ngritja e popujve!
Por lëvizja tashmë ka filluar dhe popujt evropianë nuk do tolerojnë çmontimin e të drejave vetëm se kështu do “Europa” e kështu duan “Tregjet”
Lëvizjet progresiste nuk do zhdukin Evropën, por do e rikthejnë në formën fillestare, si ide solidariteti dhe respekti mes popujve dhe të drejtave të qytetarëve!
ekonominë e vërtetë dhe pasurinë e krijojnë punëtorët dhe bizneset dhe jo bankat spekulative që po toksikojnë raportet civile dhe një botë paqësore, e begatë për gjithë popujt e planetit, pa skllevër që vdesin për bukë dhe po rrezikojnë jetën e planetit TOKË!
Ne shqiptarët po “shijojmë” efektet perverse të këtyra politikave që vjedhin pasuritë e popujve dhe vendosin politikanë kuklla kundër demokracive!
ShqipON është përkrah të gjitha atyre lëvizjeve që kërkon instalimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe që kërkon vënien nën kontroll të popullit, jo vetëm BE, por dhe shtetet dhe tregjet financiare!
Refuzojmë me neveritje rreshtimin e politikanëve dhe pseudointelektualëve shqiptarë kundër popujve dhe pro tregjeve!
Demokracia do triumfojë!
Faleminderit, populli britanik që na mëson tani e gjithmonë se çfarë është LIRIA!