BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse Porti i Durrësit nuk lidhet me Rrugën e Kombit?

Pse Porti i Durrësit nuk lidhet me Rrugën e Kombit?

13315412_1158362834195661_9109962053268385650_n

Shqipëria mbahet nën kthetra nga zhvillimi i saj natyror. Zhvillimi i Shqipërisë, i porteve shqiptare, i turizmit shqiptar, i industrisës shqiptare  kthen në periferi fqinjin jugor dhe kufizon importet serbe.

GDP e Shqipërisë është 1/30 e asaj greke edhe pse kemi disa fish më shumë pasuri natyrore dhe pozicion gjeografik.

Reflektim racional mbi asetet e çmuara shqiptare dhe gjeopolitka e nënshtrimit.

Natyra e ka pë rcaktuar Shqipërinë si destination natyror, për të lidhur gadishullin e Apenineve me atë Ballkanik dhe më tej kontinentet e Europës me Azisë . Deti Adriatik ka një vend të vecantë në kë të process, pasi pret e pë rcjell komunikimet e njerëzve dhe produkteve të shoqërisë e natyrës së këtyre hapësirave. Tërë historia e ka dëshmuar kë të ndërveprim, madje ka lënë edhe gjurmë të tilla si rrugët të cilat shoqëria i ka ndë rtuar enkas për të plotësuar këtë mission. Një shëmbull i tillë , madje tepër simbolike për misionin që ka kryer është “La Via Egnatia”, “Rruga Egnatia”, e cila nga Roma e Bari i Apenineve, nëpermjet Detit Adriartik, hidhej në Durrës e Apoloni, duke udhëtuar përgjatë territorit aktual të Shqipërisë, Maqedonisë për në Selanik e Konstandinopojë . Argumenti është tepër i qartë. Shqipëria me portat e saj historike Durrësin e Apoloninë , është rruga më eafërt në distancë dhe me më pak kosto sociale e ekonomike, por edhe e sigurtë për të lidhur Apeninet me Ballkanin dhe në përmjet tyre Europën me pjesë të Euro-Aziatisë .
Me të njëjtin qëllim, të përcjellë, komunikojë e këmbejë njerëz, vlerat e shoqërisë e natyrës midis Apenineve dhe Ballkanit, Europës dhe Azisë , perëndimit dhe lindjes, shoqë ria bashkë kohore ka projektuar “Korridorin e Tetë Pan Europian të Transportit”, i cili pothuajse ecën në gjurmët e “La Via Egnatia”.
Sepse edhe në kohët moderne këmbimi i njërëzve dhe mallrave midis Apenineve dhe Ballkanit e nëpërmjet tyre midis Europës e Azisë, bëhet me më pakë kosto ekonomike, sociale dhe mjedisore se cdo hapsirë tjetër e komunikimit të njerëzve dhe mallrave. Edhe TAP (Trans Adriatik Pipeline), përtej gjeopolitikës, e konfirmon Shqipërinë si destinacion natyror më të përshtatshëm për të lidhur Europën me Azinë dhe më gjerë.
Në terma financiarë, në kushtet e ekonomisë globale dhe lirive të mëdha europiane, korridoret e komunikimit, përkthehen si “lumenj parashë ”, apo rrjedha të ardhurash financiare, të cilat kanalizohen përgjatë korridoreve, ku qarkullojnë dhe këmbehen vlera dhe produkte të shoqërisë dhe natyrës. Transporti detar, ajror, tokësor, pipe-gasline, telekomunikacionit, energjisë , turizmi dhe sh rbimet që lidhen me qarkullimet e llojeve të ndryshme nëpër korridoret e territoreve kombë tare, janë burime të ardhurash ta pandë rprera dhe pamasa, të cilat nëse shfrytëzohen, derdhen në xhepat e qytetarë e dhe arkën e shteteteve respektive. Ato njëherzi lindin dhe ushqejnë impakte të shumta pozitive sociale dhe ekonomike, duke krijuar rritje ekonomike, punësim, dhe mirqënje shoqërore.
Sa dhe si po e kryen Shqipëria misionin si një destinacion jo vetëm natyror, si rrugë dhe portë e komunikimit e këmbimit të vlerave humane e natyrore në nivel transnacional ? Si po e kryë n kë të mission më konkretisht “Korridori i Tete Paneuropian i Transportit”, si gjurma më jetë sore e Shqipërisë e destinuar e tëra si një korridor natyror ?
Nëse do të kthejmë vështrimin në kohë pas viteve 1990, Shqipëria është shndrruar një vend ku mungon stabiliteti, me krizë politike, konflikt social, paqëndrueshmëri ekonomike e financiare dhe në zhvillim, pra ka krjuar kushte artificiale të cilat bien ndesh me destinacionin e vet natyror.
Duke filluar nga zgjedhjet e pjesëshme vendore 1994 dhe Referendumi për Presidentin i vitit 1994, vendi yna ka perjetuar kriza të nxitura nga politika.
Njëherazi po në këto vite, një tjetër krizë po ushqehej keq, për të shpërthyer në vitin 1996-1997. Ishte kriza e piramidave financiare, të institucionalizuara me ligje dhe akte ekzekutive të qeverisë. Kriza politike e shprehur me zgjedhjet parlamentare dhe me vonë ato vendore të vitit 1996, dhe ajo financiare, të shoqërura me papjekurinë e opozitës së asaj kohe pollën në më nyrën më të pamëshirëshme por të natyrëshme trazirat e vitit 1997. Një vit më vonë përjetuam ngërcin politik dhe trazirën e dështuar te vitit 1998, pas vrasjes së deputetit të opozitës dhe liderit të dhjetorit Azem Hajdari.
Ndërkohe qeverisja joeficente dhe me mungesë transparence, ka qënë qënë një konstante e vazhdueshme, barrierë për lirshmërinë e lëvizjes dhe kë mbimin e vlerave humane e natyrore në përmjet këtij korridori. Cilësia e keqe e rrugëve dhe mungesa e sinjalistikës, ka qënë gjithashtu një realitet i prkshëm për shqipërinë, sidomos e demostruar me numrin e lartë të aksidenteve, dhe pasigurinë në transportin automobilistik. Mungesa e sistemit multimodal përgjatë këtij korridori, ku dallon mungesa e sistemit hekurrudhor të rësisht, si edhe infrastrukturë jo ficente portuale.
Përtej kufijve tanë shtetër në Maqedoni, sidomos përgjatë gjurmëve të këtij korridori në pjessën shqiptare janë gjeneruar gjithashtu situate konfliktuale dhe tensione sociale, cka kane shtuar pasigurinë përgjatë hapsirës së korridorit të Tetë edhe në e Republikës së Maqedonisë. A mund të rrjedhë paraja në rrugë institucionale, legale dhe e sigurtë në situta të tilla. Sigurisht që jo, madje nuk do ta marrë mendimin të nisë udhën nëpër korridore të tilla.
Ndësa në jug të Shqipërisë në një tjetër territor shtetëror, një tjetër korridor ka marrë udhë me të njëjtin emër,”La Nea Egnatia”, i cili fillon nga Igumenica dhe mbrin në një portë dhe stacion tjetër, destinacion tjetër historik i korridorit, në Selanik, por që tradicionalisht mbrrinte atje duke kaluar nga Durrësi dhe territori shqiptar. Një tjetër korridor, ose lum parash dhe të mirash, i devijuar nga rruga tradicionale e historike”La Via Egnatia”. Sigurisht me më tepër kosto ekonomike, sociale e mjedisore, në konceptin rajonal dhe global, por me shume përfitime për shoqërinë dhe ekonominë kombëtare helene. Ai korridor ka marrë udhë, ndërkohë që në Shqipëri, destinacionin nartyror të këtij krridori janë ideuar, kanë ndodhur dhe ende mbahen gjalle kriza, pastabilitet dhe paqë ndrueshmëri. Të gjitha me autorësi politike.
Ndërkohë llukset e lirive europiane presin zgjimin e shoqërisë në shqipëri, pasi politika e qeverisja po përjetojnë letargjinë e thellë…

2

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked