BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse të rinjtë nuk krijojnë dot më familje?

#VarfëriProgress
Pse të rinjtë nuk krijojnë dot më familje?

Nga një pyetësor që aktivistët shqipON realizuan me 40 lokale në Tiranë e Durrës, rezultoi se 2016 ishti vit i rënies së numrit të dasmave me gati 20%!

Me këtë ritëm edhe rituali më antik i kulturës shqiptare, do kthehet në privilegj për 3% fatlum.

Shumica e të rinjve, në kushtet e mbijetesës personale hezitojnë të ngrenë një familje.

Me punë të pasigurtë, me rroga tallëse, pa subvencione për banesa të reja, pa shërbime publike, me rritje të tarifave për çerdhe e kopshte, familja dhe lindja e fëmijëve është E PAMUNDUR!

Shqipëria po kthehet ngadalë në popullsi të plakur duke humbur shansin për tu rimëkëmbur sa ka moshë të re.

Kjo kastë ka vendosur të shuajë kombin, të shpopullojë shqiptarët nga trojet shekullore, për të na kyhyer në popull endacak dhe për te mbushur vendin me skllevër e imigrantë të huaj që askush tu rrezikojë më pushtetin!

Ky është fundi i shqiptarëve, të lënë në varfëri e pa arsim, të treten buzë Adriatikut si planet serbe e greke kishin ëndërruar ndër shekuj!

Beteja shqipON duhet të bëhet beteja e gjithë shqiptarëve në këtë natë të gjatë; kjo betejë bëhet kundër modelit të sistemit partiak, për ti kthyer shtetin direkt Qytetarëve!
Çdo iluzion me zgjidhje partie zgjat agoninë e kombit!
Intelektualët e artistët pranë sistemit kanë tradhëtuar kombin duke u bërë palë me partitë!
Lobet ndërkombëtare e kasta antishqiptare, fsheh të vetmem zgjidhje: DEMOKRACINË PJESËMARRËSE!

Zgjohemi!
Ia kemi dalë në kohëra më të zeza!

#PunojmëPërShqipëri
ShqipON

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked