BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse vetëm dy mandate, çmontojnë oligarkitë?

13214845_1699181483695719_1005321056_o

 

Pjesëmarrja në jetën politike të vendit, është një e drejtë kushtetuese dhe jo privilegj i një kaste që pas 70 vitesh vijon të vetëemërohet dhe përjetësohet në një cikël pervers, mediokër dhe antidemokratik për vendin. Pse duhet të ketë vetëm dy mandate?

Për të kthyer besimin e njerëzve tek politika si një aksion komunitar për përmirësimin e jetës, duhet zëvendësuar  ideja e një politike burim privilegjesh me një politikë në shërbim të qytetarit.

Që të merren vendime të drejta për qytetarët, pushtetarët duhet të jenë afër problemeve të tyre dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në pallatet e pushtetit josh çdo person të sakrifikojë interesin publik me privilegje, në një qark që synon konsolidimin e pushtetit. Kjo pengon qarkullimin e ideve dhe njerëzve të rinj në sistem. Sot të “të rinjtë” kanë akses në sistem vetëm nëpërmjet një procesi klonimi ku pushteti ripërtërihet me trapiante të reja. Epoka e politikanëve të përjetshëm duhet të përfundojë dhe ata ti kthehen punës normale si çdo qytetar i Republikës.

Dy mandate janë të mjaftueshme për të dhënë një kontribut të vlefshëm institucioneve shtetërore dhe për të vazhduar të japësh atë kontribut dhe në fusha të tjera të komunitetit. Pjesëmarrja në punët shtetërore nuk do shihet më si privilegj por si një shërbim publik dhe kjo mundësi duhet ti jepet sa më shumë qytetarëve në bazë të meritave dhe ndershmërisë.

Por kjo reformë nuk ka sens nëse kryhet e vetmuar, por vetëm në tërësi brenda një Kushtetute të re, që ndryshon ADN e sistemit, nga oligarkik në demokratik, nga mediokriteti në virtuozitet, nga banalitet në efiçent, nga vjedhja në kontroll dhe dënim, nga privilegje në të drejta, nga skamja në prosperitet.

Shpëtimi nuk vjen nga slloganet që përhap sistemi por në institucione të reja krijuar nga populli për popullin nëpërmjet popullit, nga Demokracia Pjesëmarrëse.

Nëshkruajmë dhe përhapim Peticionin per Kushtetutën për Normalizimin e vendit –https://www.change.org/p/shqipon-movement-demokraci-pjes%C3%ABmarr%C3%ABse-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-participatory-democracy-in-albania?recruiter=371444624&utm_source=petitions_show_components_action_panel_wrapper&utm_medium=copylink

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked