Pushtetarët shqiptarë kanë zëvendësuar legjitimitetin e popullit sovran me legjitimitet ndërkombëtar.
Presidenti duhet të jetë simboli i Unitetit të Popullit dhe jo lojë kulisash të pallatit të pushtetit.
Njësoj si viti 97 ku gjysma e Shqipërisë ishte në protestë edhe sot zgjedhja e Thaçit kur gjysma e Kosovës është në protestë – janë tregues të shteteve të kapura!
Shiptarët duhet të vënë në kontroll shtetet e tyre nëse duan prosperitet, demokraci e begati. Përndryshe, Thaça, Berisha, Rama e Meta do ketë përjetë mbi qafë!