BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pushtetarët latifondistë përgjakin investitorët

 

Investitori palestinez, që braktisi i përgjakur Shqipërinë është njëri prej mijëra viktimave të luftës së latifondistëve për zaptimin e Shqipërisë. Kasta e instaluar në Shqipëri e ka rikthyer vendin në feudalizëm ku 1% plaçkisin e ndajnë pasuritë e 99 % të shqiptarëve. Zhvillimi i vendit mbahet peng nga kjo kastë antikombëtare që ka privatizuar jo vetëm pasuritë e vendit por dhe institucionet publike dhe gjithë shtetin shqiptar. Shteti shqiptar nuk kuron më interesin e qytetarëve shqiptarë por krijimin dhe ruajtjen e pasurisë të kësaj kaste.

latifondistet

Është kjo arsyeja se përse kasta krijoi kaosin e pronës, në mënyrë që pasuria mos të krijohej në bazë të ligjit, trashëgimisë apo meritës por kërcënimit dhe çekanit të gjyqtarëve të korruptuar.

Është kjo arsyeja se përse reforma në drejtësi nuk do bëhet kurrë. Përmbysjen e kastës e bën vetëm populli dhe jo gjykatës e prokurorë të përzgjedhur me kujdes nga kasta.

mitri-1-1

Është kjo arsyeja se përse kasta nuk lejoi kurrë trasparencën e kapitalit në vend dhe qarkullimit të tij. Paratë e pista futen në këtë qark të errët, ku financohen për të mbajtur pushtetin, (krijuar hordhitë e militantëve dhe aspirantëve plaçkitës, blerë votat e fukarenjve, kontrolluar mediat dhe shoqërinë civile, paguar lobet ndërkombëtare) pushtet i cili siguron në përjetësi gëzimin e parave të pista dhe pasurive të shqiptarëve. Është kjo arsyeja se përtej retorikës së “ashpër”, familjet e pushtetarëve të djeshëm dhe të sotëm nuk u hyn kurrë gjemb në këmbë ndërsa rrethojnë me tela me gjëmba pronat private dhe publike të shqiptarëve.

Kasta nuk e ka problem të sakrifikojë interesat e shqiptarëve, veçse të qëndrojë në pushtet. Nuk e ka problem të largojë investitorët nga Shqipëria nëse nuk u  binden diktatit të saj. Është kjo arsyeja se përse jemi vendi i fundit në rajon për investitorë strategjikë që zhvillojnë vendin dhe jo i pinë gjakun atij me veprimtari spekulative dhe shfrytëzuese.

Shqiptarët duhet të kuptojnë se e vetmja zgjidhje kudo dhe kurdoherë është vetëm aksioni politik i vetë popullit dhe jo premtimet e partive antikombëtare apo “miqve” ndërkombëtarë.

E vetmja vaksinë kundër pushtetit të elitave ka qenë, është dhe do jetë vetëm Demokracia. Aty ku pushtetin e ushtron vetë populli dhe jo partitë, lobet apo masoneritë. Nuk është rastësi që fjala e madhe e harruar nga “tregu mediatik” është fjala demokraci.

ShqipON kërkon instalimin e demokracisë pjesëmarrëse si Zvicra, ku qytetarët dhe jo partitë krijojnë institucionet e vendit, ku qytetarët dhe jo partitë vendosin për ligjet dhe politikat publike, ku qytetarët dhe jo partitë zgjedhin dhe shkarkojnë zyrtarët e lartë të shtetit, ku qytetarët sovranë vendosin fatet e vendit dhe jo ambasadorët, lobet apo masoneritë e ndryshme ndërkombëtare.

Kur shteti është i kapur zgjidhjet nuk janë kurrë sporadike por totale deri sa vendi të çlirohet nga kjo kastë zaptuese të kushtetutës dhe të drejtave tona themelore, si një vend normal dhe dinjitoz për çdo shqiptar.

#RrugëtimiKaNisur

shqipON

Lexoni dhe Shpërndani Kushtetutën dhe Projektin S.O.S. –http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked