BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Qeveria vendos të ndalojë makinat e prodhuara para 2005

Një tjetër masë që shkon kundër të shtresave të varfra, duke rritur akoma dhe më shumë padrejtësinë sociale në vend.

Shteti është i kapur e shërben vetëm për privilegjet e një pakice!

85% e shqiptarëve mezi mban një makinë të vjetër. Por dhe kjo pak pasuri sulmohet me taksa, gjoba e rritje çmimesh për siguracionin apo karburantin!

Hordhitë e kastës nuk do ndalen nëse Ne, nuk i ndalim!

Shqipëria nuk është vetëm vendi më i varfër i Europës, por dhe më i padrejti!

Aty ku 3% zotëron 90% pasurisë e ku pasuria vazhdon të grumbullohet në pak duar! Të gjitha reformat bëhen kundër të varfërve që paguajnë edhe taksat që klientët e kastës i shmangen!

Në prag të zgjedhjeve, kasta do para e si gjithmonë fillon fushatën kundër shumicës së varfër!
Mbi 150 milionë euro mendohet fitimi që klientët e kastës, shtëpitë konçesionare apo ofiçinat “speciale” do përfitojnë. Rritja e kostove do rrisë gjithë proçeset e prodhimit, duke vështirësuar akoma më shumë ekonominë e dobët shqiptare.

Sigurisht duhet një #Pretekst dhe paradoksalisht ky është mbrojtja e ambientit!
> Kjo kastë që aprovoi ligjin e importit të plehrave duke nxirë vokacionin turistik
> Lejon shitjen e karburantit jashtë çdo cilësie e rrezik për jetët
> Nuk zhvillon trasport publik dinjitoz
> Nuk krijon rrugë të reja me këtë trafik të frikshëm
> Nuk krijon pista funksionale biçikletash
> Vazhdojnë betonizimin e qyteteve si po bën pinoku i Tiranës dhe vemje të tjera
> Shkatërrojnë parqe e pyje etj etj

Zgjohemi!
Kjo kastë riciklohet mbi sakrificat e skllevërve vullnetarë!

#SëBashku Guxojmë!

#Shqipon

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked