BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Qeverisja e popullit e jo dele/gim

Pse populli është qeveria më e mirë e mundshme dhe është e pamundur të devijojë sistemi deri në degradim nëse pushteti është i lidhur direkt me popullin!

Unë jam i mendimit që ndershmëria nuk është virtyt që lind dhe vdes me të! Biles është e rrezikshme që dikush të përsonifikojë veten me ndershmëri absolute pa u marrë në provë me mënyra të ndryshme përfitimi!
Ç’ka dua të them është që çdo përson sado i kulluar dhe ndershëm të jetë rrezikon të përfundojë në delirizëm dhe megadhomani, mbivlerësim të vetvetes dhe nënvlerësues ndaj të tjerëve. Bëhet ujk për shoqërinë dhe gjakos gjithçka që i del para siç do thoshte idhulli i kësaj kategorie njerëzish, Hobbs!
Rrezikon të devijojë nga idealet dhe parimet që e kanë ndjekur përgjatë jetës, nëse është i rrethuar me shumë pushtet rreth vetes!
Duke qenë që filozofë të mëdhenj si Aristoteli e Platoni, Kant dhe Rosseau, e kanë shpjeguar këtë edhe në periudha të ndryshme e vërteton më së miri natyrën e njeriut!
Si zgjidhet kjo?
Vetëm nëqoftëse pushteti lart ka lidhje të fortë me popullin poshtë!
Në momentin që populli ka në dorë instrumentat e duhur për të vendosur dhe hequr një qeveri atëherë kur ajo prish kontratën jo çdo kush do dëshironte të bëhej politikan!
Imagjino për një moment nëse kryetari i bashkisë Tiranë vjen në krye të qytetit me XY premtime.
Me këtë fushatë ai i ka propozuar popullit të Tiranës një kontratë që nëse zgjidhet si kryetar kontrata hyn në fuqi!
Po në terma juridik ç’ndodh nëse njëra palë nuk përmbush detyrimet e kontratës që janë premtimet XY?!
Kontrata prishet dhe në bazë të rëndësisë ose dëmit të shkaktuar prishësi i saj ndiqet penalisht dhe jep llogari për dëmin dhe mospërmbushjen e kontratës!
Po si bëhet kjo?!
Nëse ne do kishim në dorë dhe institucionet që na mundësojnë referendume për shprehjen e vullnetit të lirë dhe pakushtëzuar atëherë një përson i pakualifikuar dhe aspirant hajdut nuk do kandidonte kurrë për një post që do ndiqej penalisht më vonë! ( shembull tipik zvicra, për çdo vendim pyetet populli me referendum)
Nëse gjykatat do kishin një juri qytetare siç e ka Anglia psh, gjykatat s’mund të korruptohen lehtë!
Nëse populli zgjedh dhe heq Kryeprokurorin, qeverinë, presidentin, atëherë pushteti e ka të vështirë të koncentrohet në pak duar sepse është i togëzuar në popull!
Nëse ne futemi brënda një sistemi të kalbur do kalbëzohemi sepse natyra dhe rrethanat janë të tilla por, nëse institucioni është dhe funksionon si mburojë ndaj qytetarit që kurdoherë është shumicë sistemi fillon të pastrohet dhe nuk i lë shkas individit të devijojë!
Vetëm atëherë detyra e politikanit do quhej punë e mirëfilltë që ka detyra dhe detyrime sepse përkundrazi sanksionet dhe ndëshkimet bëhen të papërballueshme për ta!
Po sot çndodh?
Partia zgjedh kryeministrin!
Nga ky moment partia identifikohet me një përson të vetem Kryeministrin!
Partia zgjedh Presidentin!
Partia zgjedh kryetarin e bashkisë!
Partia zgjedh kryetarin e komunës!
Partia zgjedh deputetin!
Partia zgjedh drejtorët!
Partia zgjedh mjekët!
Partia zgjedh mësuesit!
Partia zgjedh pastruesit!
Partia zgjedh kufinjtë tanë natyrorë!
Partia fal sipërfaqe të kombit për interesa të partisë!
Partia jep 0 llogari!
Partia parimisht zgjedh nëse ke të drejtë të jetosh denjësisht apo jo!
Rrjedhimisht është ndërtuar një sistem ku çdokush shantazhon njëri-tjetrin mbi aferat që kanë bërë në të kaluarën dhe përderisa populli nuk ka asnjë instrument në dorë, shantazhimi çon në qarkullim pushteti brënda partive dhe agravim të situatës!

E vetmja zgjidhja?
Marrja e pushtetit në dorë nga populli!
Vetëm popullit i dhëmb e ardhmja e fëmijëve të tij!
Vetëm popullit i dhëmb arsimi i degraduar!
Vetëm popullit i dhëmb shëndetsia e degraduar!
Vetëm popullit i dhëmb bashkëjetesa me kriminelë!
Vetëm popullit i dhëmb tryeza bosh!
Vetëm popullit i dhëmb shitja e sipërfaqes kombëtare!
Vetëm popullit i dhëmb një administratë e korruptuar dhe e paaftë!
Vetëm popullit i dhëmb regresi në çdo fushë!

Nga gjithë këto dhimbje politikanët dhe njerëzit përreth tyre nuk preken sepse çdo shërbim të sipërpërmendur që nuk funksionon në Shqipëri e marrin atje ku funksionon më mirë se askund.

U marrim pushtetin nga duart dhe fillojmë të shohim pakëz dritë në fund të tunelit!

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked