BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Rama nuk ka në kontroll gjykatat por gjykatësit

Rama nuk ka në kontroll gjykatat por gjykatësit

12421289_1665801337033734_1322170646_n

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në folenë e tij në emisionin Top Story te Sokol Balles në Top Channel, iu përgjigj akuzave të opozitës se ka ndikuar tek gjykata për të nxjerrë nga burgu Armando Prengën. Rama i cilësoi këto akuza tërësisht të pavërtetë, ndërsa shtoi se nëse ai do të kishte në dorë gjykatat, para tyre do të ishin Lulzim Basha dhe Sali Berisha për 21 janarin.

I kujtojmë Kryeministrit se në Shqipëri “gjykatësit” ja japin të parit që kalon nëse paguan, nuk është një mafia e centralizuar që duhet ta organizosh nga sipër si në vende të tjera psh.

I kujtojmë Kryeministrit që nuk duhet të kesh në dorë Gjykatat për të bërë drejtësi.

Ke në dorë policinë dhe gjithë shtetin, për të hetuar pasuritë e gjyqtarëve dhe pushtetarëve dje dhe sot, miqtë e tu dhe armiqtë e tu

Ke në dorë  gjithë shtetin për të ndaluar barnat dhe ushqimet e skaduara

Ke në dorë  gjithë shtetin për ta ndalur hordhitë e militantëve që kanë zaptuar institucionet

Ke në dorë gjithë shtetin për të pastruar Universitetet nga vampirët rektorë, dekanë dhe pedagogë militantë dhe injorantë

Ke në dorë gjithë shtetin për të bërë trasparencën e kontratave publike mbi pasuritë publike

Ke në dorë gjithë shtetin për të çliruar TV publik shqiptar dhe mediat e tjera kriminale

Por ti nuk do e bësh sepse je pjesë e këtij sistemi, ai që shkatërrove kryeqytetin dhe tani Shqipërinë. Ti urren demokracinë, ti rrethohesh nga hajdutë e kriminelë si garanci e pushtetit tënd.

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked