BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Reklamojmë Turizmin që (s)kemi

    nga Klodian Gjokaklodia gjoka

Jepen shpesh lajme se Shqipëria mori pjesë në Expo Milano ,Panairin e Oslos ,Panairin e turizmit në Berlin etj. dhe  shqiptaret me këto lajme ndjejnë një farë  sigurie se dicka po bëhet për turizmin. Qeveritë e ndryshme  në Shqipëri kanë trumbetuar me të madhe se investojnë për turizmin ,se  e kanë prioritet, se ka nje strategji zhvillimi, por të gjitha këto janë  gënjeshtra,Shqiperia nuk ka as strategji dhe as prioritet për turizmin ,ndërsa investimet nuk janë eficente.

Nënjë raport te Forumit Ekonomik Boteror për vitin 2015 Shqiperia zë vendin  e106 nga 142 shtete në  Indeksin e Konkurueshmërisë  së udhëtimeve dhe turizmit. Në Europë  është vendi  I parafundit , pasi kalon vetem Moldavinë,ndërsa Serbia-95, Maqedonia 82,Mali I Zi 67,Kroacia 33 dhe Greqia 31 .Ky indeks mat faktorët dhe politikat  qe aktivizojnë zhvillimin e  qëndrueshëm të turizmit dhe udhëtimeve.Ffaktorët kryesore jane: Rendi dhe siguria, Shëndetësia dhe higjena,Mjedisi për Biznes,Burimet njerëzore dhe tregu I punës, Prioriteti per turizmin, hapja ndërkombetare,qëndrueshmëria ekologjike,infrastruktura ajrore,infrastruktura portuale dhe tokësore,infrastruktura për shërbime turistësh ,burime kulturore. Në te gjithë këta faktorë Shqipëria paraqitet në vendin e fundit ose e parafundit në rajon, përvec burimeve njerëzore dhe tregut të punës në të cilin le pas Serbinë ,Kroacinë dhe Maqedoninë.

Pra Shqipëria është një vend ku natyra ka shprehur të gjithe madhështinë e saj por njerëzit ose me saktë qeveritë janë ato që po e shkaterojnë.Nuk mjafton që të mbillen disa pemë që të tregohet se për mjedisin po punohet ,por janë ligjet dhe reptësia e tyre që përcakton se cfarë po bëhet vërtet për mjedisin dhe Shqipëria për vitin 2013-14 paraqitet në vendin e 135 nga 141 shtete  në të gjithë botën. As te shprehen se ka strategji për turizmin pasi niveli i saktësisë së strategjisë për turizmin  Shqipëria përsëri renditej në vendin e 132. Po ashtu edhe për një nga të drejtat themelore të njeriut, për respektimin e të drejtës të pronës paraqitet ne vendin  e 131 pranë Burundit dhe Myanmar.

Por ndryshe nga sa pretendon qeveria,  ky indeks tregon se në Shqipëri është me e lehtë  të gjesh punonjes te kualifikuar se në Maqedoni,Serbi dhe Bullgari.Të gjitha këto tregojnë se shpenzimet në panairet e ndryshme të turizmit edhe reklamat jane një fasadë e qeverive e paguar shtrenjtë nga taksapaguesit shqiptarë .

Te gjitha statistikat që shfaqen në raport nuk kanë nevoje per para  por për deshire të mirë për të bërë dicka për këtë vend, për të hartuar politika edhe ligje nxitëse për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm,  plazhe edhe male ka cdo shtet ne ballkan cfarë ka Shqipëria më shumë që të vijnë turistët këtu? Me cfare faktoresh behet me konkuruese ? Kur të  përmirësojë  të gjithë faktorët e mësipërm atëherë mund të paguajë për reklama të shtrenjta

 Ajo qe Shqiperia duhet të bëjë është të identifikohet me produktet e saj turistike,  inovative dhe unike. Psh.   qyteza prej 13000 banoresh e Kuldiga ne Letoni nuk ka as det as mal por ka një lum të vogël që kalon përmes qytezës edhe banoret kanë krijuar një event duke e shfrytezuar për të tërhequr turistë, garën e vrapimit në lumë  me një  cmim per vendet e para. Shqipëria ka rreth 1300 fshatra në të gjithë  teritorin e saj me rreth 1 milon banorë dhe përvec peisazhit edhe natyrës mund të krijoheshin shumë evente edhe gara te kësaj natyre për të zhvilluar zonat më të varfëra të Shqipërisë dhe duke thithur turistë për një produkt të vecantë identifikues edhe  Inovativ

Studimet kanë treguar se 80%  e njerezve motivohen te vizitojne nje destinacon te ri nga rekomandimet e shokëve ose të afërmëve dhe vetëm 10% nga reklamat. Pra kur  turistet qe vizitojne Shqiperinë  të ikin të kënaqur, sasia e turistëve qëdo vijnë do te shohet.Studimet kanë treguar gjithashtu se një klient I kenaqur e përhap fjalën në 5 persona të tjerë, familjarë ose miq ndërsa një I pakënaqur në 100, të gjitha këto fakte tregojnë që Shqipëria ska strategji per zhvillimin e turizmit edhe kështu mund te humbasë edhe ata që  marrin iniciativën të vijnë .

 

*statistikat e përdorura janë marrë nga Indeksi per Konkurueshmerinë e Udhëtimeve dhe Turizmit nga Forumi Ekonomik Boteror : http://ep00.epimg.net/descargables/2015/05/06/f2c1e517ce56a6453171d3a9d1b1da05.pdf

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked