BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Rinia e vjedhur, 8 Dhjetori

Gentian Aliaj – Aktivist Shqipon

Sot presupozohet të jetë dita e rinisë.
E çuditshme por pikërisht sot qielli është plot me re dhe aspak i kthjellët. Duket sikur edhe natyra na e përplas surratit ngazëllimin tonë feminor dhe besimin mbi një realitet që nuk na përket aspak.

Ka një hendek aq gjigand midis ëndrres për të jetuar në një vend normal dhe realitetit banal saqë këto ëndrra i ngjasojnë më shumë një adeleshenti të diagnostifikuar nga Frojdi sesa një rinie e cila mban akoma gjall, të pakten SHPRESEN.

Adoleshenca sipas Galimbertit është një perplasje midis ëndrrave dhe një realiteti të ashper i cili nuk ështe krijuar kinse për të plotësuar dëshirat. Duket sikur dikush na ka rrëmbyer Lirinë tonë të vërtetë, pra lirinë për të vendosur vetë për fatin tonë dhe njëkohësisht për të mbajtur përgjegjësi për vendimet tona.

Siç shprehej Kanti, dalja nga minoranca vjen në momentin që dikush merr përsiper pergjegjësitë. Pra po jetojmë në një “adoleshencë” ku mosha nuk ka më sens.
Liria na është rrëmbyer dhe përgjegjësia nuk është aspak promotor i pjekurisë sonë.

Rikthehemi tek Galimberti, ëndrra e popullit Shqiptarë asokohe përthithej nga subkoshienca kolektive si mundësia për të vendosur vetë për fatin e tyre. Ky ishte moment adoleshentesk pasi populli nuk ishte aspak i qartë se çfarë ishte DEMOS-KRACIA, prandaj marrja e përgjegjësive ( demokracia pjesëmarrëse ) do ishte rruga e duhur që do ta bashkonte Shqipërinë sikron me udhën e vendeve perëndimore.

Konvertimi i Kastës komuniste në promotore të demokracisë dhe projeksioni Iluzionist i trumbetuar edhe nga ndërkombëtarët se pluralizmi partiak do të sillte goditjen e pushtetit arbitrar dhe konsolidimin e të drejtës shërbeu si lëkurë qingji ku u struken ujqerit e vjeter.

Sot rinia gjendet në paradoksin e ëndrrave që burojnë nga energjia e tyre njomcake dhe një sistemi të kalbur që si një spirale djallzore i përthith këto energji dhe i kanalizo në llogoret e tij të ndryshkura që janë Partitë.

Ëndrrat mbeten si relike brenda një kutie që njësoj si në kohen komuniste, partia ti dhuron dhe partia ti merr prap po të dojë.

Është pikerisht kjo ditë 8 dhjetor që po festohet në llogoret e partive, njësoj si në dramat e Homerit ku viktima entuziasmohet nga skenaret e xhelatit.
Sot në fakt nuk është ditë feste por një moment reflektimi se ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për vendin tonë.

Liria dhe pergjegjshmëria janë dy anë të së njëjtes monedhë.
Nëse nuk marrim në dorë fatet e vendit do mbetemi “adoleshentë” ëndërrimtarë dhe dele që dele-gojnë fatin e tyra kasapëve të organizuar në sigla dhe ngjyra të ndryshme.

E vetmja formë që mundëson lirinë është Demokracia Pjesemarrese ku i gjithë populli merr përgjegjësinë e vendos vetë fatet e tij!
Vetëm kështu rritemi së bashku dhe i bashkohemi popujve evropianë në rrugën e iluminizmit dhe rilindjes kombëtare!

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked