BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Rrënimi i vlerave kombëtare si garanci për sundimin e kësaj kaste banale dhe kleptokrate

Në prag të festave kombëtare, #ShqipON shpreh indinjimin e thellë për:

goditjen sistematike të simboleve, relativizimi i heronjve kombëtarë, rishpirtërimi i diktatorëve, fryrja e ndasive mes shqiptarëve, kontrolli dhe dekadenca e artit, kulturës shqiptare që ka për qëllim të vetëm: PRANIMIN SI NORMALE të kësaj kaste banale dhe antikombëtare!15135811_1298942253471051_1853055108289638326_n

15109503_1298984883466788_7512623166516803900_n

Arti i zi që duan të rihedhin mbi Shqipëri ka një shije të hidhur për historinë e këtij populli martir.
Mbjellja e WC kaq pranë monumentit është e papranueshme për çdo qytetar pale për artistët e harruar dhe të frikësuar në hijen e diktaturës së re që po ngrihet. Krejt ndryshe nga madhështia e altarëve të atdheut nëpër botë!
Rruga drejt monumentit duhet të mbushet me flamurë gjigandë e jo WC!

Edhe Bunkarti i psikoramës ka shije arti të zi dhe diktatorial në vetvete pasi u vendos pa pyetur ASKËND: ish të persekutuarit; botën e artit; opinionin publik etj.
Paratë që vizitorët hedhin a i shkojnë familjeve të persekutuara apo fëmijëve të xhelatëve???
Në vendet ish-komuniste u ngritën muze të genocidit komunist por jo rishpirtërim të formave të reminishencës komuniste.

Ne do organizojmë Rezistencën shqiptare ndaj kastës dhe vemjeve të tyre si dhe të shkundim apatinë e masave që pranojnë asfiksimin ngadalë të Shqipërisë!

TiJeNe
dhe ne jemi #ShqipON

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked