BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Ruajtja e vlerave dhe ngritja e Shqipërisë

Aktivizmi politik dhe “paketa” e ringritjes kombëtare. Pas afro pese dekadash bota po përjeton shkundje të fuqishme nacionale. Të rebeluar nga dehumanizmi i sistemit të oligarkise transnacionale financiare mjaft kombe po kërkojnë rikonfigurim të plotë, si “paketë”, të vlerave të veta.

 

1- Sërish të vonuar… Në ndryshim prej vendeve që sot gjenden në procesin e ribërjes deri dhe të kushtetutave të tyre dhe të ekonomive të veta kombëtare, në Shqipëri (siç ndodh historikisht) jemi ende në fillimet e një përpjekje ende minore të vetëdijësimit të publikut për regjimin neokolonial të instaluar, ku pasuritë mbi dhe nën tokësore të vendit i kontrollon drejtpërdrejtë oligarkia financiare transnacionale, që së bashku më oligarkinë vendase mbajnë peng ekonominë kombëtare, punësimin dhe mirëqenien tonë. 2- Drama personale e indiferentizmit dhe vetëizolimit që duhet refuzuar.
Në dekadën e afirmimit të vlerave të Demokracisë Pjesëmarrëse prej mjaft kombeve të përparuar, indiferenca ndaj zhvillimeve politike dhe shoqërore, vetëizolimi është një dramë personale e “vjetëruar”, që duhet tejkaluar e refuzuar. Të ndërgjegjshëm për skllavërinë e instaluar fort, liritë dhe të drejtat tona më minimale të grabitura egërsisht për plot tre dekada, bindshëm shohim për rrugë të vetme drejt lirisë personale bashkimin me bashkëvuajtësit tanë në një kauzë të përbashkët. Përfshirja e intelektualit në jetën politike, si antikonformist me sistemin, e ndihmon në promovimin e vlerave të veta, si dhe përparimin intelektual të tij. Ka egoizëm në këtë arsyetim? Sigurisht që ka! Dhe duhet të ketë! Duke ruajtur si kudo dhe për çdo gjë sensin e masës, egoizmi edhe për intelektualin është një “flamur” vlere, që e çon përpara. Në veprën e vet, “Ethics”, Aristotle, thotë: “Dhe kështu njeriu i mirë e ka për detyrë të jetë edhe egoist, sepse duke e bërë atë që është fisnike, ai do ta ketë përparësi veten dhe do tu bëjë mirë edhe të tjerëve.” “Njeriu mund të jetë aq i madh (në vlera dhe kontribute) sa ai dëshiron”. “Asnjë forcë e “fatit të keq” nuk e ndal vullnetin njerëzor.” Në përvojën time jetësore, modeste, këto thënie pa autorësi, të kudodëgjuara, për mua, sot, tingëllojnë gati patetike. Pas një rrugëtimi të gjatë betejash personale, u transformua dhe qëllimi im, nga beteja për të ardhmen personale në betejën e “normalitetit” jetësor të luftës. Motivin e betejës sime të rradhës, promovimi i projektit të Demokracisë Pjesëmarrëse, brenda një grupimi politik, e gjej plotësisht të sintetizuar në thënien e Toni Morrison: “Dhe e ardhmja nuk është ajo që ti do të bësh. E ardhmja është gjithashtu çfarë të tjerët do e bëjnë atë, si njerëzit e tjerë do marrin pjesë në të dhe do ndikojnë përvojën tënde.” Nëse do ta pranoja vetëm për një moment “fatin” (të cilin ndër vite kam refuzuar ta konsideroj faktor), do të pohoja se përfshirja ime në lëvizjen politike ShqipON është pikërish “fati” i ofruar të cilin sot e jetoj për “habitatin” tim social dhe politik, ku në grup, të gjithë si aktivistë, nxitemi të ecim para së pari intelektualisht, me synimin për t’u aftësuar në promovimin e projektit të Demokracisë Pjesëmarrëse. “Unë jam i bindur se masa e madhe e njerëzve tanë kalon nëpër jetë, pa as edhe një ndriçim të asaj që ata mund të kishin kontribuar në qeniet e tyre njerëzore. Kjo është një tragjedi personale. Është një krim social. Lulëzimi i personalitetit dhe talenteve të çdo individi është parakushti për zhvillimin e secilit.” Jimmy Reid Duke reflektuar në citatin e gazetarit dhe pedagogut (rektor) të shquar sindikalist, Jimmy Reid, dëshiroj të theksoj sërish se indiferenca, izolimi në mikrobotën tënde, është veç një tragjedi personale, mjaft e tejkaluar, të cilin gjithkush duhet ta refuzojë. Pjesmarrja në beteja të përbashkëta progresiste është njëkohësisht dhe një proces që çon në rritje vlerash njerëzore dhe intelektuale të individit brenda grupit. 3- Edhe në inegzistencën e vet KONSERVATORIZMI është NDËRTUES. Si kurrë më parë nuk është ndier kaq shumë mungesa si shpërbërje por dhe fuqi vlere imune, qe Konservatorizmi mbart ne konservimin e shendetit të familjes dhe shoqerise. Konservatorizmi si trashegimi edhe pse fatkeqesisht gati inegzistent si koncept e qendrim politik, ekonomik, shoqeror, serish edhe ne inegzistecen e vet dramatike eshte NDËRTUES, “meremetues” i shkallmimit te shtetit dhe te Kombit (te nxjerre ne ankand) prej Rilindjes. Jo rastësisht në vendet më perëndimore po fitojnë partitë e djathta konservatore, më shumë se zgjedhje ideologjike, rezultatet zgjedhore janë shprehje e ndërgjegjësimit dhe rebelimit të masave për “fshirjen” e qëllimtë të vlerave më fondamentale konservatore (ekonomike, politike, sociale dhe kulturore), që plutokracia financiare zhbëri globalisht. Pa hyrë në ciklin pa rrugëdalje, “e djathë e majtë”, ajo çfarë kërkoj të vë në dukje është se kërkesa e kombeve për promovim ligjor të vlerave më konservatore është nevojë jetike e tyre për ekuilibrim të çbalancimit dramatik që solli neoliberizmi. 4- Sfida e çrrënjosjes ndaj gjithçkaje që shtrembëron dhe zhvlerëson marrëdhënien njerëzore. Instalimi si sistem global i pushtetit të elitës financiare dhe vendosja e një kontrolli zhbërës në të gjithë sektorët e jetës për afro pesë dekada solli një kthim pas, regresiv, të fortë dhe gjithëpërfshirës të kombeve. Sistemi financiar rrënoi strukturën dhe superstrukturën e demokracive liberale nga Lindja në Perëndim. Kaq e pushtetshme është ofensiva e regresit ndaj çdo kombi sa gati fshiu edhe nocionet “antike”, më solidet të organizimit njerëzor, si: komb, shtet, shtet social, klasë punëtore, sindikata (terma këto të më vonshme), etj. Në qendër të rrënimit të madh u përfshi veçanërisht individi dhe raportet e tij si marrëdhënie njerëzore. E gjithë ideologjia neolibërale bëri “kal beteje” faktorin “individ”, suksesi i shpejtë në gjunjëzimin e tij tregoi për efikasitetin e strategjisë së teoricienëve liberalë. Individi e humbi “busullën”, ndërsa i këputi (dhe shtrembëroi) gati tërësisht marrëdhënien njerëzore duke i reduktuar në marrëdhënie interesi të çastit, të cilat pas interesit të momentit këputeshin pambarimisht. Individi i projektuar prej neoliberizmit do kërkonte suksesin individual brenda qarkut të vet vicioz e pa rrugëdalje. Kjo gjendje e perspektivës së munguar u përdor prej sistemit, duke e nxitur individin (veçanërisht intelektualin) drejt konformizmit deri në mercenarizëm me pushtetin. Sot, pas tre dekadash ky vend ka një ushtri të tërë mercenarësh në shërbim të pushtetit të elitës financiare, që këtu përfaqësohet nga figura groteske e multimiliarderit Soros. Se çfarë është në thelbin e vet armata e mercenarëve të pushtetit do të mjaftonte përcaktimi i Profesorit sindikalist, Jimmy Reid: Mercenarë jeni “anëtarë të paguar plotësisht të paketës së miut. Çmimi (që paguani) është shumë i lartë. Ai përfshin humbjen e dinjitetit tuaj dhe shpirtin njerëzor. Ose, siç e tha Krishti, “Çfarë përfiton një njeri nëse ai fiton gjithë botën dhe vuan humbjen e shpirtit të tij?” Nuk është rastësi shpërthimi i skandaleve të homoseksualizmit, moralit të kalbur, pikërisht te figurat më embelmatike të liberizmit, atyre që drejtojnë madje dhe universitetet, e megjithatë asgjë nuk e trondit “fatin” e tyre, pasi sistemi i kërkon pikërisht të tillë, të kornizuar brenda perversitetit. Në tre dekadat e pushtetit mjerues, për ne masën, të elitës financiare, pjesë e strategjisë së eliminimit të çdo rezistence intelektuale dhe grabitjes së shpejtë të ekonomisë sonë kombëtare, do të ishte edhe promovimi i fuqishëm i homoseksualizmit. Nën flamurin e lirive dhe të drejtave seksuale u përfshinë në propagandë të drejtpërdrejtë ambasadorët e shteteve në zemër të të cilave lindi neoliberizmi. Mediat “çan” ekranet me promovimin, madje edhe të lokaleve të ngritura posacërisht për ta, qeveritë shqiptare ligjëruan martesat e tyre shumë më para vendeve më të përparuara. Në kulmin e propagandës së promovimit të tyre, në minierat e Bulqizës vdisnin gati përditë djem fare të rinj, baballarë, që linin fëmijët jetim, ndërsa televizionet tona i jepnin shkurt dhe në kronikat thatë, pasi të gjithë edicionet e lajmeve i rrëmbenin “ylberistët” amerikanë dhe hollandez, së bashku me ylberistët e sotëm në qeveri. Promovimi i fuqishëm i homoseksualizmit prej sistemit, duhet të na ndërgjegjësojë të mos pranojmë kompromis (padyshim të mos margjinalizojmë), por në asnjë mënyrë të mos e trajtojmë problemin si “normalitet” social, të cilës duhet t’i japim dorën në betejat tona të përbashkëta për çlirimin nga neoliberizmi, kur ky sistem vrasës është “habitati” që e rriti dhe e promovoi gati dhunshëm homoseksualizmin me synimin e gjithëpranuar për të dobësuar dhe mbajtur në apati (të frikësuar) familjen dhe individin rezistent, që refuzoi intelektualisht (që në vitet e para të pseudodemokracisë), kompromisin me zhbërjen e vlerave më themelore të moralit shoqëror. Homoseksualizmi nuk është çështje shijesh, është çështje keqedukimi, një dukuri sociale toksike që ka për finish dekadencën edhe fizike të individit dhe të shoqërisë. Nëse keqpërdorim flamurin e pseudo humanizmit për homoseksualizmin shkojmë drejt dehumanizmit të Familjes, një vlerë kruciale, Ndërtuese e Shëndetit shoqëror, për të cilin pas pesë dekadash të tëra të margjinalizimit të egër, zhbërës ndaj saj, prej neoliberizmit, nuk duhet më të druhemi (aq më pak prej dhunës së sistemit apo keqardhjes zhbërëse të homoseksualizmit tërësisht dekadent në përmbajtjen e vet) të shmangim nga promovimi strukturën Ndërtuese të jetës, shoqërisë si Ekzistencë dhe marrëdhënie, FAMILJEN. Si shoqëri modeste, nuk na kërkohet të shpikim “rrugë të re”. Shumë shpesh kemi ecur pa turp drejt kompromiseve masive zhbërëse, ndaj për këtë çështje dhe të tjerat që përfshihen në “paketën” e ringritjes kombëtare, është mirë që së paku lëvizja politike, kaq progresive, ShqipON, edhe për këtë çështje të mos bëjë asnjë kompromis, duke promovuar (gjë të cilën ka kohë që e bën jo vetëm pa u lodhur, por dhe mjaft cilësisht) edhe për këtë çështje të rëndësishme përvojën progresiste të kombeve të sotëm “rebelë” si, Hungaria, Polonia, të djathtat e Perëndimit, si ajo Italiane, Franceze, etj, të cilat po promovojnë fuqishëm vlerën e FAMILJES. Sot, kur kombet liridashës po sfidojnë hapur elitën globale financiare, duhet të përhapim hapur, pa druajtje vlerat e vërteta NDËRTUESE të shoqërisë, një nga të cilat dhe më themelorja është padyshim, FAMILJA.
Shkruar nga Majlinda Zeneli

 

 

 

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked