Nga një pyetësor organizuar nga aktivistë ShqipON me qytetarë të rrethit Tiranë, Elbasan, Durrës, rezulton se 61% e shpenzimeve të familjeve shqiptare mbetet ushqimi.
Kjo shifër rritet deri në 72% për 44% të familjeve. Në rang kombëtar, konsideruar varfërinë më të madhe, kjo shifër rritet në mënyrë të konsiderueshme deri në fenomenin e ushqimeve me listë.
Shpenzimet e tjera shkojnë po për nevoja bazilare si shëndetësia, arsimi apo veshmbathje. Kurse shpenzimet për artin e kulturën mbeten në fund të listës.
Njësoj si në komunizëm edhe sot shumica e të ardhurave shkojnë veç për ushqim e mbijetesë, pa konsideruar cilësinë e tyre.
Varfëria e thellë shtohet po të konsiderojmë se shteti nuk ka shërbime publike dhe kudo ka tarifa të larta që pengojnë aksesin e shumicës së Qytetarëve.
Kjo është fotografia reale e vendit larg spoteve që qarku mediatik e oligarkia fabrikon për ditë.
Shqipëria nuk po i afrohet por largohet Europës falë kësaj kaste parazitare që ka përqendruar paranë e çdo pushtet tjetër në pak duar.
Pa rënien e kësaj oligarkie dhe vendosjen e Demokracisë Pjesëmarrëse mbijetesa e 99% të shqiptarëve do vështirësohet edhe më tej.
#SëBashku Guxojmë!
Shqipon.com