BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Shqipëria e fundit në rajon për të drejtat e pronësisë

Shqipëria e fundit në rajon për të drejtat e pronësisë

dosje_prona_1180-640x340_2016_03_30_1010_1459325448

 Megjithatë, Shqipëria renditet e fundit për vitin 2015, në indeksin e të Drejtave të Pronësisë, krahasuar me vende të tjera të rajonit të Ballkanit, sipas indeksit të Forumit Ekonomik Botëror.
Duke analizuar zhvillimet në të drejtat e pronësisë qeveria shqiptare referon se, reforma ka kontribuar pak në forcimin e të drejtave të pronësisë dhe në eliminimin e pasigurive ligjore. Legalizimi i ndërtimeve ende nuk është finalizuar, ndërsa rikthimi e kompensimi i ish-pronarëve është një proces në viijimësi, përfundimi dhe kostoja totale e të cilit nuk është e përcaktuar, thuhet në një analizë të posacme të qeverisë për këtë çeshtje publikuar së fundmi.

Ndër sfidat kryesore që duhen adresuar është finalizimi i regjistrimit të fillestar të pronave, me qëllim garantimin për sigurinë e pronësisë dhe zgjidhur mosmarrëveshjet e lidhura me pronësinë. “Këto dhe çështje të tjera për sigurimin e të drejtave të pronësisë dhe vendosjen e një sistemi të shëndoshë të menaxhimit të tokës janë të shumta, komplekse dhe duan një kohë të gjatë për t’u zgjidhur” thuhet në raport.

Për këto arsye, qeveria e ka identifikuar çështjen e tokës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të saj si një nga gjashtë përparësitë e saj për pesë vitet ën vijim.

Reforma në fushën e të drejtave të pronësisë synon mbrojtjen e të drejtës së qartë të pronësisë dhe eliminimin e pasigurisë ligjore.

Megjithatë, problemet vazhdojnë të ekzistojnë, duke qenë se mekanizmat për sigurimin e të drejtave të pronësisë i bëjnë bisht zgjidhjes përfundimtare të saj.
Reforma për Tokën është gjithashtu një nga sektorët kyç të reformave të qeverisë. “Strategjia sektoriale për reformën në të drejtat e pronësisë 2012-2020”, është miratuar në qershor 2012, ndërkohë që është parashikuar përgatitja e një dokumenti të ri. Reforma në sektorin e tokës është me natyrë afatgjatë.

Hapat fillestare në këtë proçes afatgjatë përfshijnë përfundimin e regjistrimit fillestar të pasurive të patundshme, i cili do të garantojë siguri të plotë të titujve të pronësisë.

Gjatë këtyre viteve të fundit, regjistrimi fillestar ka përfunduar në 2.633 zona kadastrale, ose në rreth 86% të numrit të përgjithshëm prej 3.058 zonash. Gjithashtu, regjistrimi fillestar përfundoi për 3.298.000 tituj pasurish të patundshme (82,5% të numrit të përgjithshëm), sikundër ilustrohet në Figurat 25 dhe
26. Legalizimi i ndërtimeve rezultoi në përfundimin e rreth 52.115 ndërtesave deri në fund të majit
2015, plus edhe 420.000 ndërtesa të tjera, të cilat janë në proçes legalizimi.

Automatizimi i parashikuar i sistemit të pronave/titujve pritet të përmirësojë më tej nivelin e shërbimit
dhe transparencën. Aktualisht, vetëm 330 mijë tituj pronash të patundshme ose 10% të numrit të total janë përidtësuar

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked