BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Shqipëria vendi më i palumtur në Europë

Mesa duket propaganda sfilitëse, premtimet dhe show i kastës, nuk arrin të bindë më popullin se “do bëhet më mirë”.

Trishtimi kolektiv ka përfshirë të gjithë vendin, duke e rënditur si më të palumturin në Europë e ndër të fundit në Botë (duke lënë pas disa vende afrikane e ato të përgjakura nga lufta).

 

Ndonëse e pasur me burime dhe bukuri natyrore si rrallë vende, Shqipëria dergjet në mjerim e varfëri. Premtimet hiperbolike të psikoramës dhe ripjelljes mavi, i dhanë goditjen përfundimtare shpresave për shpëtim.

Regjimi i instaluar nga kasta e tranzicionit po boshatis vendin jo vetëm nga të mjerët por tashmë dhe biznesmenët e intelektualët.

Askush nuk sheh më të ardhme në një vend, ku jetesa varet nga harbutëria, krimi, hajdutët, injorantët e militantët e partive dhe bandave plaçkitëse.

Nëse shoqëria nuk ngrihet mbi të drejtën  por mbi raporte force, të gjithë ndihen të pasigurtë e askush nuk bën dot projekt mbi jetën.

Me punë të pasigurtë, rroga afrikane e çmime amerikane, pa shërbime publike e shtet social, pa shkolla e shëndetësi, ASKUSH nuk mendon të bëjë familje e të rrisë fëmijë!

Në një vend ku ke frikë të hash e të pish me ushqime skadente e kancerogjene, ku çdo biznes është i destinuar të dështojë, ku çdo investim në arsim e kudo nuk vlen para korrupsionit e padrejtësisë, ASKUSH nuk do të jetojë këtu.

Në një vend me padrejtësinë më të madhe sociale, ku 1% lundron në luks e 99% zvarriten të kapin fundin e muajit, nuk ka kohezion social por konflikte e shfrytëzim.

WORLD HAPPINESS REPORT 2017

HR17 – Shkarko Raportin 2017 mbi lumturinë e popujve.

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked