ShqipON fton bashkëatdhetarët tanë në Itali, të votojnë kundër Referendumit për Ndryshimin e Kushtetutës.
Kushtetuta italiane është ngritur mbi garancitë e qytetarit, punëtorit dhe respektimit të të huajve. Një ndryshim i saj do rrezikonte këto të drejta duke i dhënë më shumë pushtet lobeve ndërkombëtare dhe paralizuar demokracinë italiane ashtu si dhe përpjektjeve të qytetarëve për të vendosur e kontrolluar politikat publike.
ShqipON mbështet betejën e lëvizjes 5 stelle për mbrojtjen e demokracisë nga një sulm i vazhdueshëm që i bëhet sovranitetit popullor prej partive, lobeve dhe elitave dominante kudo. Kjo reformë shkon pikërisht në këtë drejtim, duke përqendruar pushtetin në duar të një lideri dhe mazhorancës së tij, rrezikon ekuilibrin e pushteteve, vështirëson zbatimin e instituteve të demokracisë direkte dhe rrënon raportin e përfaqësimit mes popullit dhe të zgjedhurve të tij.