BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Shteti në duart e miliarderëve punon kundër popullit – Bernie Sanders

Shkruar nga Bernie Sanders për “The Guardian”

Ja ku ёshtё planeti nё 2018-ёn: pas tё gjithё luftёrave, revolucioneve dhe samiteve ndёrkombёtare tё 100 vjetёve tё fundit, sot jetojmё nё njё botё ku vetёm njё pjesё e vogёl njerёzish shumё tё pasur, kanё kontroll disproporcional mbi ekonominё dhe politikёn nё shkallё botёrore.

 

Fakti ёshtё se 6 njerёzit mё tё pasur nё botё zotёrojnё mё shumё pasuri se gjysma e popullsisё sё botёs – 3.7 miliardё njerёz. Mё tej, 1% e popullsisё kanё sot mё shumё para se 99% tjetёr. Ndёrkohё qё milirderёt gёzojnё luksin, njё nё shtatё persona mundohen tё mbijetojnё me mё pak se 1.25 dollarё nё ditё dhe rreth 29,000 fёmijё vdesin çdo ditё prej shkaqeve tё parandalueshme si diareja, malaria dhe pneumonia.

Nё tё njejtёn kohё, nё çdo cep tё globit, elitat e korruptuara, oligarkёt dhe monarkitё e vjetёruara shpenzojnё miliarda nё ekstravaganca nga mё absurdet.

Sulltani i Bruneit zotёron 500 makina Rolls-Royce dhe jeton nё njё nga pallatet mbretёrore mё tё mёdha nё botё me 1788 dhoma, qё arrin vlerën prej 350 milionё dollarёs. Nё Lindjen e Mesme, ku ndodhen 5 nga 10 monarkёt mё tё pasur nё botё, tё rinjtё mbretёrorё shёtisin me avionet e tyre privatё, ndёrkohё qё rajoni vuan nga shkalla mё e lartё e papunёsisё nё botё dhe tё paktёn 29 milionё fёmijё jetojnё nё varfёri nё mungesё tё ujit apo ushimit tё shёndetshёm. Ndёrsa qindra milionё njerёz jetojnё nё kushte tё mjerueshme, tregёtarёt e armёve po pasurohen gjithmonё e mё shumё, teksa qeveritё nё mbarё botёn po shpenzojnё triliona dollarё pёr armё.

Nё SHBA, Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe aktualisht njeriu mё i pasur nё botё, ka njё total tё ardhurash prej mё shumё se 100 miliardё dollarёsh. Ai zotёron katёr shtёpi luksoze qё kapin vlera dhjetra miliona dollarёshe. Sikur tё mos mjaftote kjo, ai po shpenzon 42 milionё nё ndёrtimin e njё ore brenda njё mali nё Teksas qё supozohet se do tё punojё pёr 10 000 vjet. Por nё magazinat e Amazon kudo nё vend, punonjёsit e tij shpesh punojnё orё tё zgjatura dhe paguhen aq pak sa mbёshteten nё “Medicaid”, tollona ushqimorё dhe strehim publik nё kurriz tё taksapaguesit amerikan.

Jo vetёm kaq, por nё njё kohё pabarazie tё madhe, njerёzit rrotull botёs po e humbasin besimin tek demokracia – qeveria nga populli, pёr popullin dhe e popullit. Ata po kuptojnё gjithmonё e mё shumё se ekonomia botёrore ёshtё manipuluar pёr t’i shёrbyer njerëzve nё majё, nё kurriz tё gjithё të tjerëve dhe njerёzit janё tё zemёruar.

Miliona njerёz po punojnё orare tё zgjatura pёr paga mё tё ulёta se 40 vjet mё parё. Ata shohin njё pakicё të privilegjuar që vendos pёr fatin politik dhe njё elitё qё pasurohet mё tej, teksa e ardhmja e fёmijёve tё tyre duket mё e zymtё.

Nё mes tё kёtij disproporcioni ekonomik, bota po sheh njё rritje alarmuese tё ekstremizmit autoritar tё djathtё i cili ushqehet, shfrytёzohet dhe rritet nga zemёrimi i atyre qё kanё mbetur pas.

Nё vend tё urrejtjes dhe ndasisё, duhet tё ofrojmё mesazhin e shpresёs dhe solidaritetit. A do tё jetё kjo e lehtё? Sigurisht qё jo, por ёshtё njё betejё qё s’mund tё evitohet.

Sic ёshtё shprehur Papa Françesku, nё njё prej fjalimeve nё vitin 2013: “Kemi krijuar idhuj tё rinj. Adhurimi i vicit tё artё nga lashtёsia ka ardhur me njё imazh tё ri, tek kulti i parasё dhe diktatura e njё ekonomie tё pafytyrё dhe qё i mungon qёllimi i vёrtetё human.” Ai vazhdon: “Sot gjithcka bёhet sipas rregullave tё konkurencёs dhe mbijetesёs sё mё tё fortit, ku i fuqishmi ha nё kurriz tё tё dobёtit. Pёr pasojё, shumё njerёz e gjejnё veten tё pёrjashtuar dhe margjinalizuar: pa punё, pa tё ardhme, pa asnjё rrugёdalje.”

Njё lёvizje e re botёrorё pёrparimtare duhet tё ketё pёr synim pabarazinё strukturore midis dhe brenda shtetit. Njё lёvizje e tillё duhet tё ngrihet mё lart se mentaliteti i “kultit tё parasё” dhe “mbijetesёs sё mё tё fortit”. Duhet tё mbёshtesё politikat kombёtare dhe ndёrkombёtare qё synojnё tё rrisin standardet e jetesёs pёr tё varfёrit dhe tё klasёs punёtore – nga punёsim i plotё dhe pagat e denja deri tek arsimi i lartё, shёndetёsia dhe marrёveshjet e tregёtisё sё lirё. Gjithashtu duhet tё frenojmё fuqinё e korporatave dhe tё parandalojmё shkatёrrimin e planetit pёr shkak tё ndryshimit tё klimёs.

Po jap njё shembull, se cfarё duhet tё bёjmё. Vetёm pak vite mё parё, “Rrjeti i Drejtёsisё Tatimore” llogariti se individёt dhe korporatat mё tё pasura nё botё, kanё fshehur tё paktёn 21-32 trilionё dollarё nё parajsa fiskale me qёllim shmangien e taksave. Nёse punojmё sё bashku pёr tё eleminuar abuzimin me taksat, me tё ardhurat qё mund tё gjenerohen mund t’i jepet fund urisё nё botё, mund tё krijohen qindra miliona vende pune dhe tё pakёsohet ndjeshёm pabarazia ekonomike. Mund tё pёrdoret pёr tё pёrmirёsuar agrikulturёn e qёndrueshme dhe tё pёrshpejtojё transformimin e sistemit energjitik drejt energjisё sё rinovueshme.

Dhёnia fund e lakmisё sё Wall Street, korporatave tё mёdha multinacionale dhe influencёs se klasёs sё miliarderёve, nuk ёshtё vetёm një domosdoshmëri morale por njё strategji gjeopolitike e rёndёsishme.

Puna kёrkimore nga programi i zhvillimit tё OKB-së, tregon se percetimi i qytetarёve pёr pabarazinё dhe korrupsionin janё parashikuesit mё tё saktё pёr tё pёrcaktuar nёse komunitetet do tё mbёshtesin ekstremizmin e djathtё. Kur njerёzit ndjejnё se nuk kanё asnjё rrugёdalje, kanё mё shumё gjasa tё mbёshtesin zgjidhje tё dёmshme, qё vetёm e pёrkeqёsojnё problemin.

Ky ёshtё njё moment kritik nё historinё botёrore. Me shpёrthimin e teknologjisё dhe pёrparimet qe ajo ka sjellё, ne kemi mundёsinë të shpёrndajmë pasurinё nё mёnyrё tё drejtё. Mjetet janё nё dispozicionin tonё pёr tё eleminuar varfёrinё, rritur jetёgjatёsinё dhe pёr tё krijuar njё sistem energjitik efiçent.

Kjo ёshtё ajo që mund tё bёjmё, nёse kemi kurajon pёr tё qёndruar bashkё dhe për tё sfiduar interesat e lakmitarёve qё duan gjithçka pёr vete. Kjo ёshtё ajo qё duhet tё bёjmё pёr hatёr tё fёmijёve, nipёrve dhe tё ardhmen e planetit tonё.

Shkruar nga Bernie Sanders për “The Guardian” 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked