BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

STOP PROPAGANDËS PËRÇARËSE

STOP PROPAGANDËS  PËRÇARËSE

Vendi është i zaptuar nga një kastë mafioze dhe mediat e tij nuk reshtin së përçarë popullin në mënyrë tinzare. Qytetari i thjeshtë pas këtij lami, është i prirur të marrë pozicion (pro ose kundër), pa menduar më parë se përse zgjidhet një lajm negativ në vend që të përzgjidhej një lajm pozitiv ashtu si Shqipëria ka nevojë???

13262130_1703038779976656_1287933419_o-1 copy

E vërteta është se: përballë një varfërie dhe korrupsioni ekstrem, kasta nuk mund të fshihet më. Ajo ka nevojë që me anë të klerikëve të saj  të fabrikojë tema përçarëse në forma tinzare.

Shumica e besimtarëve myslimanë ashtu si dhe ata të krishterë janë ende tolerantë dhe bashkëpunues nën traditën shqiptare. Zaptimi i shtetit nga një klikë antikombëtare, plaçkiti jo vetëm pasuritë materiale të kombit por dhe ato shpirtërore. Dorëzimi i besimeve në duart e drejtuesve të huaj ose promovimi i elementëve radikalë është një projekt i qartë për minimin e themelit të shtetit dhe kombit shqiptar.

Nuk është rastësi që të gjithë rilindasit ngritën në piedestal shqiptarinë dhe tolerancën fetare si garanci për kombin shqiptar. Kush i fryn këtyre ndasive nga të gjitha krahët punon kundër interesave kombëtare dhe bashkimit të popullit në atë që është beteja e tij kryesore: LARGIMIN  e kësaj kaste dhe këtyre partive që kanë zaptuar vendin dhe po detyrojnë të marrin arratinë.

Gurrmazi afër pushtetit nuk sheh dot se si zvarriten pleqtë nëpër spitale pa ilaçe e pa shërbime, nuk sheh dot sesi ka shpërthyer dhuna në familje nga hallet ekonomike, nuk sheh dot se si miqtë e tyre në pushtet bëjnë pushime faraonike me paratë e popullit më të varfër në Europë, nuk sheh dot degradimin e një shteti që feston orgjinë e vet ndërsa në vend ka pllakosur skamja. Me një shtet normal këta drejtues mediash do ishin arrestuar me kohë për milionat që i kanë vjedhur këtij populli dhe dhunimit të së drejtës së informimit me dizinformim konstant e sistematik.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked