Çuditërisht mediat dhe gurrmazi i kastës ka zhdukur prej kohësh debatet për premtimet e pambajtura të qeverisë dhe hipnotizon shqiptarët për probleme të kota dhe zgjidhje të rrema.
U harruan premtimet për:
300 mijë vende pune
Shëndetësi falas
Ulje të taksave dhe tarifave
Rritje të investimeve
Fundi i konçesioneve
Ulje e borxhit publik
Konkurse publike
Administratë jo e korruptuar
Përmirësim i infrastrukturës
Mos kandidim i të inkriminuarëve
Televizoni publik dinjitoz etj etj
Shqiptarët pas etheve të kampionatit, po bombardohen me pseudoreformën për Drejtësi.
Sikur ajo tw ishte zgjidhja magjike.
Kush po e pengon qevërinë për të realizuar premtimet e mësipërme?
E vërteta është se kasta, fiton kohë duke hipnotizuar shqiptarët në mënyrë sistematike.
Normalizmi i vendit është i lidhur me zhdukjen e kësaj kaste!
Dhe këtë nuk e bën as reforma për drejtësi, as partitë dhe as ambasadorët “miq”
Këtë gjë e bën vetëm POPULLI nëse di se çfarë kërkon
Shpëtimi vjen vetëm nëse fikim televizionet dhe ndezim mendjen
Normalizmi vjen vetëm mbi instalimin e demokracisë pjesëmarrëse
Normalizimi vjen vetëm mbi një kushtetutë të re, ku largojmë partitë shtet dhe i kthejmë pushtetin qytetarëve
Lexojmë dhe Shpërndajmë Kushtetutën dhe Projektin S.O.S – http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/