BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Tensione Greqi-Turqi mbi naftën e Egjeut

Ndërsa Turqia dhe Greqia janë në prag lufte mbi naftën e Egjeut, qeveritë shqiptare vazhdojnë të falin territore dhe burimet për të ardhmen e vendit. Nafta ka qenë gjithmonë shkaku kryesor i luftrave moderne.

Sot njësoj si 23 vite më parë, Greqia dhe Turqia po përplasen mbi të drejtën eskluzive të shfrytëzimit ekonomik të ishujve të Egjeut. Greqia kupton se nafta mund të jetë burimi kryesor për të larë borxhin asfiksues që rëndon mbi të. Pas Greqisë qëndrojnë kreditorët e saj, grupet e mëdha financiare dhe hedge fund. Kështu ajo shpejtoi të lidhë kontrata mes Hellenic Petrolium dhe kompanitë e tjera perëndimore. Nxjerrja jashtë loje e Sirisë dhe tensionimi i rajonit është plan gjeostrategjik i lobeve ndërkombëtare. Por Turqia nuk pranon këto plane dhe kërkon të jetë aktor. Rritja ekonomike e Turqisë mund të vazhdojë vetëm nëse zotëron burime të pavarura, si në Egje ashtu dhe në Irak e Siri. Normale që çdo shtet kuron interesin e popullit dhe ekonomisë së vet. Këtë duhet të bënte dhe Shqipëria për naftën e Jonit dhe miliardat pas saj. Çdo shtet i pavarur bën këtë gjë, por jo ata që janë të kolonizuar si Shqipëria. Këtu qeveritë janë kuklla të lobeve transnacionale me të cilat plaçkisin pasuritë kombëtare. Ja përse Shqipërisë nuk i lejohet as krijimi i ushtrisë dhe as i industrisë. Ja përse lufta për parti është një luftë fallso që nuk ndryshon situatën. Klasa politike e vendit është e kompromentuar dhe funksionon si oligarki kundër popullit. Në këto kushte e vetmja luftë është Revolucioni për të rikthyer shtetin shqiptar nën kontrollin e popullit shqiptar. I vetmi sistem që realizon togëzimin e shtetit me popullin ēshtë Demokracia Pjesëmarrëse, si Zvicra.Vetëm kur populli të vendosë direkt e kontrollojë shtetin dhe politikat publike, mund të dalim nga tuneli i tranzicionit. Lufta për parti, ambasadorë, lobe e masoneri është Skllavëri!!!

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked