BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Trump do largojë ambasadorët amerikanë

E përditshmja e njohur amerikane, NY Times, bën të ditur se presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka vendosur që të largojë të gjithë ambasadorët, që janë të përzgjedhur politikë të presidentit në detyrë, Barack Obama.

Mediat thonë se ky është një hap i pazakontë.

Zakonisht këtyre ambasadorëve iu lejohet që të qëndrojnë në detyrë për njëfarë periudhe.

Vendimi i ka befasuar diplomatët, raporton Politico.

Kjo ka bërë që ambasadorët në vende të tilla të rëndësishme si Britania, Arabia Saudite apo Japonia të shohin se çfarë mund të bëjnë për të rregulluar jetën e tyre apo të fëmijëve.

Kjo do të thotë se disa ambasada amerikane do mbeten pa ambasadorë për muaj të tërë derisa Trump të gjejë njerëzit e duhur.

Departamenti i Shtetit u ka dërguar mesazhe këtyre diplomatëve që më 21 dhjetor që të përgatiten për të lënë detyrën në Ditën e Inaugurimit.

Presidenti Barack Obama ka emëruar qindra persona në poste diplomatike.

30 përqind e tyre janë të emëruar politikë, që zakonisht kërkojnë konfirmimin e Senatit.

Shpresojmë që politika e jashtme e SHBA-së rreth Shqipërisë të ndryshojë:

të jetë më afër qytetarëve sesa pushtetarëve të vendit më të korruptuar të Europës,

të promovojë demokracinë dhe kontrollin e qytetarëve shqiptarë mbi shtetin e tyre, të flasë hapur kundër kapjes së shtetit nga kjo kastë,

të lejojë dhe ndihmojë Shqipërinë të zhvillojë një ekonomi kombëtare duke mos i imponuar modele kundërprodhuese,

të ndihmojë në zbulimin dhe konfiskimin e pasurive vjedhur popullit shqiptar dhe depozituar në bankat ndërkombëtare,

të na lejojë sovranitet politik, monetare ushtarak si një vend normal, të ndihmojë në ngritjen e shtetit modern shqiptar sepse populli shqiptar di ti jetë mik i sinqertë me cilido që punon për paqe, demokraci e liri!

 

Me besim dhe frymëzim tek vlerat autentike të demokracisë dhe popullit amerikan shpresojmë që politika e re amerikane të hapë një faqe të lavdishme për popullin tonë të martorizuar nga kjo kastë barbare!

Shqipon.com

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked