Solidarë me gazetarët e Charlie që dhanë jetën për fjalën e lirë. Mirënjohje për ata mijëra gazetarë të vërtetë që nuk zgjedhin të rrezikojnë jetët e tyre në mënyrë që të garantohet e drejta e informimit. Thirrje për gazetarët e këtij vendi mos të jenë konformistë dhe servilë të pushtetit, por të hetojnë dhe denoncojnë krimet e pafund që ndodhin përditë në kurriz të qytetarit shqiptar.