BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Vdekja e Florenc Beqiraj dhe indiferenca e shtetit shqiptar!

Vdekja e djaloshit Florenc Beqiraj, është fotografia e trishtë e realitetit shqiptar.  Mijëra të rinj vazhdojnë të braktisin atdheun për mbijetesë sepse kjo tokë prodhon veç skamje. Kasta e tranzicionit trasformoi këtë popull autokton në popull endacak, ku më shumë se gjysma e tij ka emigruar dhe hemorragjia demografike nuk ndalet.

 

ShqipON shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe denoncon këtë shtet mafioz, që nuk mbron Qytetarët e tij as brenda e as jashtë Shqipërisë, si Kushtetuta e dikton.

Por vdekja e Lorencit është dhe përgjegjësi indirekte e e këtij populli që u ka besuar shtetin mafiozëve, që rend pas partive, që sheh veç interesat individualë e NUK BASHKOHET për të vënë shtetin nën kontrollin e popullit. Kjo nuk bëhet as me llafe e as me protesta, por Revolucion duke kaluar instrumentat vendimmarrës nga partia tek populli.

Shqipon nuk do reshtë së luftuari betejat e vërteta për Demokratizimin e vendit duke zgjuar vetëdijësimin kombëtar tek shqiptarët.

Florenc Beqiraj u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt, duke përfunduar në gjendje të rëndë. Zërat që thonë se i riu ka tentuar vetëvrasjen nuk pranohen nga familja. Të tjerë mendojnë se Florenci është masakruar në burg, ose nga policia, ose nga të dënuarit e tjerë. E motra e tij që jeton prej disa vitesh në Mal të Zi, tha se i vëllai e ka marrë në telefon për t’i thënë se është ndaluar për shkak të mungesës së dokumentave dhe se në burg rrethohej nga njerëz të rrezikshëm.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked