BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Vepra teatrale “Equus” rikthen artin rebel

Nëse Shqipëria dergjet në varfëri kjo vjen në radhë të parë prej zbrazëtirës kulturore. Nga ana tjetër asnjë sundim në botën reale nuk mund të ngrihet pa kontrolluar botën e simboleve dhe nëpërmjet tyre imagjinatën kolektive dhe modelet shoqërore.

Kasta e ka të trashëguar artin e sundimit dhe për dekada ruan me xhelozi monopolin e kulturës, galeritë, ekspozitat, teatrot, shtëpitë diskografike, televizionet, emisionet dhe koncertet.

Hegjemonia kulturore përthyen jo vetëm masat por dhe vetë artistët që guxojnë të rebelohen kundër rendit ekzistues.

Gjuha e artit është universale dhe e kuptueshme për të gjithë. Kjo është arsyeja se përse rëniet e regjimit paraprihen nga arti rebel që problematizon realitetin duke shkundur masat për ta rrëzuar atë.

Vepra e fundit “Equus” risjell në skenë të madhin Timo Flloko, kolosin e artit shqiptar që frymëzon ende breza të tërë.

Vepra pasqyron dekadencën e sistemit, paradokset e tij, banalitetin e imponuar për mposhtjen e shpirtit njerëzor.

Media e sistemit e ka trajtuar në formë “dekafeinato” veprën, për të fshehur mesazhin e fortë të sajën: Rebelimin ndaj një sistemi barbar!

Ftojmë Qytetarët ta shohin e përkrahin guximin e artistëve që sfidojnë fabrikën e sistemit dhe kulturën e degradimit që po mbjellin ndër shqiptarë!

 

 

 

EQUUS
“Equus”, shfaqja që riktheu në skenë aktorin e madh Timo Flloko, në interpretimin e psikiatrit Martin Dysard
Luli Bitri në interpretimin e gjykatëses, do të gjendet përballë dëshirës për drejtësi dhe një bote që nuk ka aspak dëshirë për drejtësi.
Ema Andrea në interpretimin e Dorës vjen në shfaqjen “Equus” nga Peter Shaffer
Arben Derhemi në interpretimin e Frank Strang, babai ateist i Alanit, i cili do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme mbi fatin e të birit
Lulzim Zeqja në interpretimin e Pronarit të stallës, njeriu kapitalist i një shoqërie konformiste mund të shndërrohet në një makineri parash…për të ditur më shumë,
Erjona Kakeli në rolin e infermieres
Ermir Jonka në rolin e Kalorësit
Christ Lleshi në interpretimin e Jill Mason, vajza me një dashuri të jashtëzakonshme për kuajt.Ajo do të na rrëfejë se sa e bukur mund të jetë jeta, sikur thjesht të qeshnim pak më shumë.

Drama “Equus” premierë në Teatrin Kombëtar, frymëzuar nga një histori e vërtetë
Gazeta Sot news
Drama “Equus” vepër e autorit Petter Shaffer me regji nga boshnjaku Dino Mustafiç erdhi premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepër e teatrit bashkëkohor është dhe shfaqja e parë prodhim i TK për këtë sezon artistik. Regjisori rolin kryesor të psikiatrit Martin Dysart ia ka besuar aktorit Timo Flloko, i cili rolin e fundit në skenën e Teatrit Kombëtar ka pasur atë të Xhon Proktorit në dramën “Shtrigat e Salemit”. Rolet e tjera në vepër janë nga aktorët Igli Zarka, Ema Andrea, Arben Derhemi, Krist Lleshi, Luli Bitri, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Ermir Jonka. Balerine: Robert Muha, Fjorald Doci, Akreoma Saliu. Skenografia Broz Dragutin, kostumografia Berina Kokona, koreografia Gjergj Prevazi, muzika Endri Sina dhe përkthyes Artur Lena. Shaffer, i frymëzuar nga një histori e vërtetë shkruan këtë vepër në vitin 1973. Shfaqja do të vijojë dhe mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës në skenën e teatrit, është një ndër veprat më kontraversale të dramaturgut Shaffer. “Equus” është udhëtimi i mendjes së një djaloshi, i cili me një çengel verbon gjashtë kuaj. Historia flet për marrëdhënien e një psikiatri me pacientin e tij adoleshent, i cili pasionin e tij për kuajt e tregon me verbimin e tyre. Fokusi i veprës bie mbi një shtatëmbëdhjetë vjeçar, Alan Strang dhe Martin Dysard, psikiatër i moshës së mesme i cili pranon ta kurojë atë. Gradualisht, ai zbulon arsyet, të cilat shtynë djalin të kryejë krimin. Doktori sa më shumë i afrohet pacientit dhe kupton motivet e tij aq më shumë shqetësohet se si duhet të sillet me Alanin dhe “botën e tij të brendshme”, të cilën djali e ka krijuar në kokën e tij, duke vënë në pikëpyetje motivin profesional, madje edhe vetë ekzistencën e tij. Nëpërmjet raportit me fenë Alani krijon Perëndinë e tij “Equus” dhe ritualin personal. Magjepsjen e tij për të mbinatyrshmen ai e ngatërron me tërheqjen seksuale. Konfuzioni i tij i lë hapësirë pyetjeve mbi marrëdhënien në mes vlerës personale dhe normave shoqërore. Shfaqja vjen në formën e një trilleri psikologjik, (histori hetimi) ndërthurur me elemente të thellë humori. “Equus” ngre dilemën- Çfarë është normale? A duhet ti edukojmë fëmijët për të qenë normal? Humori, imazhet e forta dhe mjetet dramatike përcjellin qartë tema të rëndësishme, si dhe theksojnë qëndrimin ndaj çështjeve për të cilat kjo shfaqje flet: mungesa qytetarisë, morali i rremë, erotizmi, fashizmit të të gjitha ideologjive, pandjeshmëria e shoqërisë ndaj të ndryshmes. Për shkak të provokimit artistik, ku personazhi Alen del krejtësisht nudo ndalohet hyrja në teatër për moshat nën 16 vjeç. Vetë Shaffer ka shkruar skenarin e filmit me të njëjtin titull bazuar mbi veprën dramatike.
Drama më 1974 në skenë (ne ballkan nuk eshte vendosur asnjehere qe prej vitit 1974 qe eshte shkruar ne shqiperi per here te pare u shfaq me 17.03.2017 )
Drama për herë të parë u vendos në Londër në vitin 1974 dhe fitoi çmimin “Tony Award” për shfaqjen më të mirë dhe menjëherë pas kësaj u vendos më shumë se 1000 herë në Broadway. Dino Mustafiç u diplomua në Akademinë e Arteve Skenike në Sarajevë, dega e regjisë. Ndërsa degën e letërsisë e ka mbaruar në Universitetin e Filozofisë ne Sarajevë. Ai ka ushtruar profesionin e tij si regjisor në shumë teatro dhe vende të ndryshme si: Paris, Sofje, Bratislave, Beograd, Rieka, Trieste, Split, Maribor, Nova Gorica, Cetinje, Zagreb, Ljubljana, Shkup, Prishtinë, Podgoricë etj. Shfaqjet e tij kanë depërtuar në Amerikë, Afrikë, Azi dhe janë luajtur në gjuhë të ndryshme. Kjo shfaqje ka marrë 23 çmime në rangun ndërkombëtar dhe renditet si një prej shfaqjeve që ka marrë më shumë çmime. Ai ka bërë regjinë e më shumë se 70 pjesëve teatrale, të shkrimtarëve klasik dhe bashkohor, si regjisor filmi ai ka bërë shumë filma dokumentar me të cilët mori pjesë në festivale. “Remake” premierë botërore në Roterdam film festival 2003. Është renditur si një ndër pesë filmat më të mirë të festivalit, pastaj është prezantuar në më shumë se 40 herë në festivale ndërkombëtare dhe ka marr çmime ne Minhen dhe San Francisco. Nga janari 2003 deri në dhjetor të 2005 ka qenë drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Sarajevës.

Regjisori boshnjak Dino Mustafiç, thotë se vepra është e një natyre krejt të veçantë.
“Unë shpresoj të ndryshoj atë që ne sot e quajmë normale. sikur të kem ndryshuar konceptin e lirisë për 4 persona në sallë jam i nderuar. nuk erdha në Tiranë për të rrëfyer një mënyrë tjetër të të bërit art, apo të ndryshoj teatrin tuaj, por për të rrënuar konvencionalizmin që na mbyt çdo ditë. ka elementë fantastikë kjo vepër”

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked