BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Vidhi një populli pasurinë dhe ai do rezistojë. Vidhi simbolet dhe ai do të adhurojë

“Vidhi një populli pasurinë dhe ai do rezistojë. Vidhi simbolet dhe ai do të adhurojë” G.H.Mead
Kauzat digjen gjithmonë nëse ata që i përdorin nuk janë në lartësinë e tyre, mëson Hygoi.

Simbolet janë pikat e orientimit për shoqërinë. Shumica e njerëzve nuk sintetizon dot realitetin kompleks dhe kapet pas simboleve për ta shpjeguar.

 

 

Asnjë pushtet nuk ushtron dot dhunë 100% por mbahet mbi përdorimin e simboleve.
Pushtetarët njehsojnë vetveten me simbolet dhe njerëzit priren ti pranojnë si kapsula helmi veshur me sheqer.
Atëherë kur toksina ka bërë punën e vet, njerëzit urrejnë simbolet dhe jo toksinën.

Kudo dëgjon që fajësojnë demokracinë kur ajo nuk erdhi kurrë!

Fajësojnë Lirinë, kur ajo ekziston për 1% që u pasurua mbi skamjen e 99%

Relativizojnë Rilindjen Kombëtare, ata që dhanë jetën e pasurinë për Shqipërinë me hajdutët ripjellas matrapazë e injorantë që vjedhin Shqipërinë për pasuri

Dyshojnë për Europën duke e ngatërruar me BE dhe vemjet e integrimit

Largohen nga kauza kombëtare si diçka demode dhe jo thelbësore për mbijetesën e shqiptarëve

Shajnë Rininë, se përse palaçot e lanë pa të ardhme, pa shkollë e pa punë, e instrumentalizojnë në forume e projekte idjote për ti prerë hovin

Mashtrohen pas fjalëve të bukura për qytetarët të dikujt që për 25 vjet ishte mes pushtetarëve, miqve dhe lobeve antikombëtare!

ZGJOHEMIIII!
RIMARRIM SIMBOLET nga gojët perverse të hienave e çakejve!

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked