BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Vijon rrënimi i arsimit shqiptar

Sa trishtuese për mijëra maturantë që nisin jetën mazhorene me një padrejtësi që u bëhet nga shteti i tyre. Sa pezmatuese kur sheh sesi një grusht njerëzish mediokër kanë zaptuar shtetin dhe institucionet. Në një shtet të tillë askush nuk duhet të ndihet i sigurtë! Asnjë individ dhe asnjë kategori sociale.

mmmmmm

Njerëzit janë të prirur ti shohin problemet të ndara dhe pa lidhje mes tyre. Por kjo që po u bëhet sot maturantëve, dje punëtorëve, biznesit të vogël etj janë pjesë e të njëjtit vizion antikombëtar. Paralizimin e Shqipërisë. Marrjen në kontroll të jetëve tona nga një grusht njerëzish të ndarë me parti të ndryshme por me të njëjtën llogikë plaçkitëse.

Rrënimi i shkollës dhe arsimit, është një projekt antishqiptar për të bërë që sot, rinia shqiptare të jetë më e keq arsimuara në Europë, pavarisht çertifikatave. Me një rini të tillë, injorantë funksionale dhe lehtësisht të manipulueshme kasta siguron pafundësisht sundimin e saj. Mjafton, që të shtrijë militantizmin deri në bankat e shkollës duke ndarë studentët nga librat për të përqafuar mësimet e partisë dhe ligjëratat e liderit suprem.

Është pikërisht ajo që ka ndodhur edhe kësaj here, ku fituesit, në sistemin kurth që ngriti Ministria, kalojnë nga korsia preferenciale për militantët dhe ofruesit e parave. Kasta nuk do mbijetonte këto dekada, nëse nuk do shtinte në dorë arsimin dhe arsimtarët në vend, duke vënë në poste kyçe militantët, nëse nuk do shpërndante modelet korruptive dhe degraduese ndaj rinisë.

Fatkeqësisht, prindërit e tyre i lanë në trashëgimi këtë sistem pervers rinisë shqiptare, duke e detyruar ose të pranojë llogjikën kleptokratike ose të braktisë vendin. Për rrugën e tretë, ata të vërtetë, nuk flet askush sepse askush nuk do të heqë dorë nga privilegjet e padrejta fituar këto 26 vite demokraturë: Rrugën e çlirimit të vendit nga 1% hajdut, militant dhe injorant, marrjen e shtetit në kontroll nga qytetarët dhe jo partitë, rrugën e zhvillimit material dhe shpirtëror në të vetmin atdhe që kemi: Shqipërinë!

Së bashku për një Shqipëri të qytetarëve!

“Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote!” – Migjeni

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked