BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Parimet, Organizimi dhe aktivistët ShqipON

Pse krijohet ShqipON?

Lëvizja shqipON krijohet për të kontribuar në Normalizimin e Shqipërisë, në vendosjen e Demokracisë Pjesëmarrëse  si e vetmja mënyrë për tu ndarë nga regjimet autarkike këto 100 vite shtet.

Foto48

Për Normalizimin e Shqipërisë “shqipON do punojë për:

1. rënien e partive-shtet, privilegjeve dhe gjithë atyre që krijuan këtë sistem antikombëtar!

2. kalimin e pushtetit vendimmarrës dhe kontrollues të shtetit nga partitë tek Qytetarët me anë të instituteve të demokracisë pjesëmarrëse!

3.  instalimin e Demokracisë, fundin e përçarjes dhe rritjen e kohezionit kombëtar, ngritjen e një Ekonomie Kombëtare Prodhimi, ndalimin e hemorragjisë së emigrimit, përfaqësimin direkt të diasporës në Senatin shqiptar, Bashkimin Kombëtar si garanci për konservimin e kombit tonë autentik! ShqipON nuk është radikale dhe fondamentaliste sepse nuk sheh zgjidhjen tek dogmat por tek institucionet. Ne nuk shohim zgjidhjen pas, tek zogizmi, enverizmi, berishizmi, etj por vetëm përpara, tek një Projekti i ri iluminist për vendin, ku qytetarët e tij nuk delegojnë më pushtet partive dhe liderrave, por vendosin dhe kontrollojnë vet politikat publike në një Demokraci Pjesëmarrëse dhe Liri autentike, aty ku racionalja bashkëjeton me shpirtëroren, puna me kapitalin, solidariteti me konkurrencën, publikja me privaten. Një emancipim real i shoqërisë shqiptare për dekadat në vijim!

Vendi nuk ndryshohet:

 as nga fytyra të reja në parti të vjetra – as nga fytyra të vjetra në parti të reja!
Vendi ndryshon mbi një Projekt të Ri me Njerëz dhe energji të reja!

Parime të organizimit të lëvizjes shqipON janë:

1. Demokracia pjesëmarrëse – Vendimet dhe aktiviteti është produkt i diskutimit dhe pjesëmarrjes aktive nga poshtë dhe jo direktivave nga sipër. Atë çfarë kërkojmë të realizojmë jashtë, duhet në fillim ta riprodhojmë brenda ShqipON.
2. Meritokracia, Përgjegjësia, trasparenca dhe llogaridhënia – Suksesi i çdo nisme është vlerësimi i meritokracisë dhe talentit; kurse dështimi rrjedh nga mosaftësia për të identifikuar gabimet dhe korrigjimin e tyre me trasparencë dhe llogaridhënie efektive. ShqipON refuzon bashkëpunimin me sistemin, drejtues dhe ish drejtues të lartë të tij, përgjegjës për degradimin e vendit, POR Mirëpret gjithë të tjerët që kanë besuar dhe janë zhgënjyer nga lojrat e partive përçarëse.
3. Kolegjialiteti dhe rotacioni – Që lëvizja mos të instrumentalizohet nga askush duhet që istanca individuale mos ti mbivendoset të përbashkes. Prandaj, vendimmarrja kryesore është prerogativë e asamblesë, e cila delegon dhe kontrollon ekzekutimin e tyre organeve drejtuese. Meritokracia dhe Përgjegjësia janë atributet që plotësojnë organet drejtuese të cilat kanë një mandat vetëm 3 Mujor për të inkurajuar rigjenerimin  dhe dekurajuar prirjet autarkike.

Organet

  1. Asamblea: është organi kryesor e cila vendos për strategjinë, zgjedhjen me mandat 3 mujor dhe shkarkimin e organeve si dhe pranimin e antarëve të rinj.
  2. Kryesia e përbërë prej: a) Drejtori/e Ekzekutiv – i cili drejton dhe koordinon aktivitetet, harton në përgjegjësinë e tij strategjinë 3 mujore, përcakton rendin e ditës, ekzekuton vendimet, përfaqësues ligjor b) Sekretari/e – përgjegjës për protokollimin dhe regjistrimin e aktiviteteve dhe antarëve të lëvizjes. c) Përgjegjësi i financave – mbulon nën përgjegjësinë e tij dhe trasparencë të plotë aspektet financiare të  lëvizjes
  3. Grupet e punës: të cilat krijohen nën drejtimin e koordinatorëve për fusha të ndryshme me interes publik si dhe aktivitet të brendshëm.

 

Aktivistët shqipON 

(Statusi aktivist është i lidhur  vazhdimisht me kontributin dhe jo atributin)

me

Dr. Ledian Droboniku – lindur  në Lapardha të Beratit ku ka përfunduar dhe shkollën e mesme. Ka ndjekur studimet e larta në Drejtësi 1999-2004, Sapienza të Romës Itali. 2004-2005, përfunduar Masterin për “mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të Njeriut”, Tor Vergata, Romë. 2005-2008, përfunduar studimet në fakultetin e shkencave politike, diplomë magjistrale mbi “marrdhëniet ndërkmbëtare”. 2008-20012, pëfunduar studimet e doktoraturës në të drejtë kushtetuese, në bashkëpunim mes universitetit Sapienza, Itali dhe Montepellier Francë. 2007 ka marrë titullin e avokatit në Shqipëri dhe 2013 titullin e avokatit në Romë, Itali. Prej 2007 ka punuar gjithashtu pedagog me kohë të pjeshme dhe të plotë në disa universitete publike dhe private të Shqipërisë. Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme në mbrojtje të të drejtave të punës dhe emigrantëve në Itali si dhe bashkëpunëtor pranë sindakatës më të madhe italiane CGL. Organizator dhe pjesëmarrës në shumë konferenca, seminare, trajnime shkencore dhe didaktike për përhapjen e demokracisë dhe përforcimin e të drejtave dhe lirive kushtetuese.

 

 

 

received_1839015053012427

Majlinda Kola – ka studjuar Drejtesi dhe Punë Sociale në Universitetin e Tiranës.Nuk ka qënë pjesë e asnjë partie politike.Ka patur eksperienca të ndryshme pune duke filluar nga resepsioniste ,menaxhere,dhe asistente ligjore ku po punon dhe aktualisht në një biznes privat. Ka qënë edukatore për një kohë të shkurtër në një kopësht privat. Autore e disa shkrimeve si Lideri në një kulturë baritore,Rimarrim simbolet,Piramidat e përmbysura. Majlinda ka qënë dhe është aktive në jetën sociale,politike të vendit duke marrë pjesë në trajnime,diskutime,protesta e duke u bërë kështu aktive në shoqërinë civile.Ka qënë pjese e konkurseve të ndryshme ku shpesh ka qënë fituese e çmimeve kryesore.Ka qënë pjesmarrse në shkolla verore jashtë Shqipërisë,vazhdon të ndjekë studimet Master Shkencor në fakultetin e Shkencave Sociale në degën Administrim i Shërbimeve Sociale.

gentian-aliaj2-300x194

Gentian Aliaj – Lindur në Tropojë dhe ka përfunduar studimet në shkencat sociale dhe politike.  Filozofi-Sociologji 2011- 2014, Bachelor.  Qeverisje dhe Politika Publike  2015 – 2016, Master  (Tiranë). Ka punuar si menaxher në kompani të ndryshme ku vazhdon të jetë aktiv.  I apasionuar në fushën e Psiko-analizës dhe Filozofinë Iluministe.

 

rudolfi

Rudolf Ciku – Dipl.Ing. Arkitekt Urbanist – Lindur në Tirane –    Gjimnazi Petronini  Luarasi Tirane –    Studime ne Inxhinjerine  mekanike UT –        Nga viti 1991 larguar nga Shqiperia per tu vendosur ne Gjermani

Përvojë shumëvjeçare në realizmin e projekteve të ndryshme në Arkitekturë                Prej vitit 2008     Planraum, Studio Arkitekture dhe Inxhinierike në Aachen, Gjermani –    Menaxher Projekti dhe Anëtar i Bordit Drejtues  –             Projekte arkitekture  – Zhvillimi dhe analiza Urbanistike – Planifikim i përgjithshëm -Ndërtimi operativ i projekteve – Konsulencë Tenderimi dhe shpërndarja e paketave të punimeve – Planifikimi i hapësirës së jashtme – Ambientalizmi i projektit – Përllogaritja energjitike e projektit – Facility Management –

STUDIMET DHE FORMIMI PROFESIONAL

10/1996 – 07/2005           Universiteti Teknik në Aachen të Gjermanisë – Fakulteti i Arkitekturës (RWTH-Aachen)

Specializimi: Urbanistikë – Diplom-Ingenieur (TU)

Seminare2008 -2012     Akademia Kopf – Teoria e kibernetikës në ndërtim dhe efektet e saj – Reduktimi i kostos në kohë dhe hapësirë në ndërtim

Gjuhet e huaja  të zotëruara       – Gjermanisht: Shume mire –      Anglisht: Mire –               Frëngjisht:Pak

Programet Kompjuterike të zotëruara –     Autocaad, Niemetchek, Adobe design, Ms Ofiice, 3D VIZ.

 

 

 

 

 

fb_img_1478955104333

 

Alban Lila – Arkitekt lindur në Otllak, Berat. Ka përfunduar studimet e larta për Arkitekturë Firenze Itali ku dhe punon si arkitekt.

marin nikolla

Marin Nikolla – Marin Nikolla, lindur ne Lezhe më 5 prill 1989, ka mbaruar studimet Bachelor ne degen Administrim-Biznes prane fakultetit te Ekonomise në Universitetit’ Luigj Gurakuqi’. Vazhdon studimet master në Ekonomi e Politika Agrare pranë fakultetit të Ekonomise dhe agrobiznesit, Universiteti Bujqesor i Tiranes.  Pjesëmarrës dhe drejtues i disa projekteve në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar

received_1088229451231297

Ardit Latifi –  lindur në Pukë  më 1991. Ai ka frekuentuar, nga viti 2005 deri në vitin 2010 shkollën e mesme ekonomike profesionale në Lezhë. Ka mbrojtur diplomën bachelor në Financë-Kontabilitet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Aktualisht ndjek studimet në master shkencor për Financë-Kontabilitet në fakultetin e ekonomise pranë të njëjtit universitet. Ka qenë aktiv në shoqerinë civile dhe ka  marrë pjesë në konferenca, seminare, stage  te ndryshme ne vendet europiane. Arditi ka maturuar një eksperiencë për disa vite në Angli dhe ështe rikthyer në Shqipëri për tiu bashkuar lëvizjes ShqipON dhe për të dhënë kontributin e tij modest për vendin.

foto-mirushi

 

Mirush Palushi –  lindur në 1991 në Kukës.  Ka mbaruar studimet Bachelor në Financë-Kontabilitet pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Tiranë. Gjatë dy viteve te fundit ka jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe si emigrant dhe aktualisht është kthyer për vazhdimin e studimeve Master në Financë po në këtë fakultet. Pjesë e ideve të ShqipOn në distancë, tani edhe përçues i tyre.

 

 

 

 

foto-ramazani

 

Ramazan Lleshi – lindur në Dibër dhe mbaruar studimet e larta në Ekonomi-Financë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës ku ndjek aktualisht edhe studimet master. Eksperienca të ndryshme pune brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 


kontaktet:

levizjashqipon@gmail.com

infoshqipon@gmail.com

info@levizjashqipon.com

cel 0697203855

 

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked